Për këtë recetë duhet të falenderoj Xhesin e foodies.al e cila bën postime
dhe video që unë i adhuroj. Postimi i fundit i saj ishte ky kek, kaq i
thjeshtë, por shumë i shijshëm. Ashtu siç thotë dhe foodies.al ky kek bëhet në
darkë, për të shijuar kafen e mëngjesit ditën e nesërme. Del aq i shkrifët sa
duhet ftohur tërësisht që të pritet. Masat e këtij keku maten me një gotë të
thjeshtë plastike, por që unë për dreq nuk po i gjeja mbrëmë në shtëpi se ku i
kisha lënë 🤔.
Për këtë arsye perdora një masë tjetër që i afrohej masës së gotës
plastike në foto.
Unë i kam zvogëluar lehtësisht përmasën e vajit dhe sheqerit (sepse
ashtu mu dukën në video) 😍 dhe përsëri keku doli super. Për këtë kek blini vetëm 100 gr copa të vogla
çokollate të zezë ose 100 gr çokollatë që e ndani në copa të vogla. Gjithë
përbërësit e tjerë i keni aty, mjaft të shkoni në dollapin e kuzhinës tuaj 🤗.
Përbërësit:
•1 gotë kos
•3/4 gotë vaj
•3/4 gotë sheqer
•3 vezë
•3 gota miell
•1 bustinë pluhur pjekës
•pakëz kripë
•100gr çokollatë në copa
•vanilje
Kjo është masa e gotës që duhet të përdorni për këtë kek.
Përgatitja:
I hidhni të gjithë përbërësit, fillimisht ato të lëngshëm, pastaj përbërësit
e ngurtë në një enë dhe i përzjeni për 2 minuta. Shtoni copat e çokollatës.
Masën
e përftuar e hedhim në tavën në formë drejtkëndëshe.
Unë e kam tavë silikoni ndaj nuk ka nevojë ta lyej me gjalpë. Nëse
tava juaj nuk është silikoni, shtroni në të letër gatimi.
Piqeni kekun në 180 gradë për 50 minuta derisa të kullojë tërësisht.
Priteni të ftohtë. Ju bëftë mirë.
Ja dhe duke pirë kafen LeBon me kekun Bonbon 🤗, në oborrin e shtëpisë. Këtë
kek e bëra 2 herë brenda javës aq i mirë del. Paçi një fundjavë të bukur e të
gjatë meqë kemi dhe 1 Majin para 😍❤.
Unë kam qenë e martuar për 9 vjet pa fëmijë derisa kam njohur shumë komente se si Dr Gideon ka ndihmuar shumë njerëz të mbeten shtatzënë, menjëherë e kontaktova në whatsapp dhe i shpjegova gjithçka, ajo më udhëzoi se çfarë të bëja dhe bëra gjithçka në mënyrë perfekte. , për habinë time mbeta shtatzënë 3 javë pasi ai bëri gjithçka, pata djalin tim të parë dhe për momentin kam 2 fëmijë të bukur me ndihmën e Dr Gideon të gjitha faleminderit për punën tuaj të mirë, kontaktoni atë për ndihmë.
ReplyDelete1) nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
2) nëse doni të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
3) nëse doni të ndaloni masturbimin.
4) nëse dëshironi një martesë/marrëdhënie paqësore.
5) nëse doni të hakmerreni ose dikë.
6) nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
dhe të tjerë.
email: drgideon611@gmail.com
Whatsapp: +2347042191323