Thursday, January 26, 2017

Qofte me lëng sipas mami Likës.

Kjo është receta ime e qofteve, sigurisht e mësuar nga mami Lika. Receta e qofteve hyn tek ato ushqime tradicionale që trashëgohen brenda familjes, ndaj dhe une kur i gatuaj e  marr mamin në telefon për mos të harruar ndonjë erëz 😍. Sa herë që mami gatuante qoftet kur ishim të vegjël, gjysmat i bënte me lëng dhe pjesën tjetër na e linte ne fëmijëve ti hanim ashtu të thata. Duke u rritur filluan të më pëlqejnë dhe mua qoftet me lëng dhe këtë dimër vendosa t’ja u provoj dhe fëmijëve të mi.
E kam gatuar disa herë këtë vit si recetë sepse çunave u pëlqen shumë, ndaj "Qoftet me lëng" është një drekë e sigurtë për të katërt.
Kjo pjatë shoqërohet mjaft mirë me kos. Në kujtimet e mija të vegjëlisë mami e hidhte kosin e bërë kremoz nëpër tasa individualë dhe secili hidhte lugë-lugë mbi lëng sipas dëshirës. Provojeni dhe ju ta shoqëroni me kos këtë pjatë.

Përbërësit
500 gr mish i grirë
1 kokër qepë
1 tufë majdanos
4-5 thelpinj hudhër
1 kokër vezë
1 majë luge sodë buke
½ lugë kafe spec i kuq
Rigon, kripë, piper i zi
2-3 lugë gjelle galetë (thërrime buke e pjekur)
Vaj për skuqje

Për lëngun
3 – 4 lugë gjelle miell
2 thelpinj hudhër
4-5 lugë vaj për gatim
1 majë luge spec i kuq

Përgatitja
Në një grirës elektrik hedhim qepën, hudhrat dhe majdanosin. 
Mbi një pjatancë shtrojmë mishin e grirë. Sekreti qofteve të buta sipas mami likës është që kur blini mishin e grirë, ti thoni kasapit nëse do merrni për shembull 500 gr, 250 gr të jetë mish viçi dhe 250 mish gici. Qoftet bëhën me të buta në këtë mënyrë.

Sheshojmë pjesën e mishit në mënyrë që mbi to të shtojmë përzjerjen me qepë, majdanos dhe hudhër. Shtojmë me radhë kripën, piperin e  zi, specin e kuq, rigonin, sodën dhe një kokër vezë. Shtojmë dhe galetën, por nëse nuk keni zbusni një fetë bukë të zezë me pak ujë, shtrydheni nga uji i tepërt dhe thërrmojeni mbi masën e qofteve. Punojmë me duar duke e mbledhur si brumë dhe duke siguruar përhapje të njëtrajtshme të gjithë përbërësve. Mbledhim me qese gatimi dhe e lëmë në qetësi për të paktën 40 minuta.




U japim formë qofteve sipas dëshirës. Skuqim në vajë të ngrohur më parë, në flakë mesatare/të ulët për 4-5 minuta nga secila anë.




Në një tenxhere hedhim 4-5 lugë vaj, shtojmë 2 thelpinj hudhër,  3 lugë gjelle miell dhe kaurdisim për 2-3 minuta. Përpara se ti hedhim ujë, shtojmë një të kapur spec të kuq. Mbushim me ujë, rregullojmë me kripë dhe e lëmë të ziej. Kur lëngu fillon të ziejë, hedhim brenda qoftet e skuqura dhe i lëmë bashkë në zjarr për të paktën 5 minuta.
Servirim të ngrohta. Ju bëftë mirë.








SHARE:

2 comments

  1. I am going to make that tonight Bonush:) Love the directions and the pictures.

    ReplyDelete
  2. Më mbush zemrën që jam këtu për t'i thënë një fjalë falënderimi Dr. Kisha një problem në shtëpinë time që bëri që burri im të largohej dhe unë tashmë isha shtatzënë dhe u bë e vështirë për mua të përballoja pa të në jetën time. Familja e tij më mbështeti gjatë gjithë kohës, por askush nuk mundi të na ndihmonte për të na bashkuar, përveç Dr. Gideon, i cili m'u përgjigj në kohën kur kisha më shumë nevojë për ndihmë. Ai e zgjidhi problemin dhe burri im u kthye në shtëpinë time vetëm pas 48 orësh, sepse ai jetonte ende në të njëjtin qytet me mua. Është shumë e mahnitshme kur gjen ndihmë aty ku më së paku ke menduar se mund të gjesh ndihmë. Edhe një herë, faleminderit Dr. Gideon për gjithçka që bëni për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë urgjente për ndihmë. Dërgojini me email në drgideon611@gmail.com WhatsApp në +2347042191323

    ReplyDelete

Blogger Template Created by pipdig