Thursday, December 20, 2018

Panetone Bonbon - Krishtlindje 2018

Kush më ka shoqe 😍, e di dobësinë time për Anglinë ndaj dhe kërkimit për një recetë panetone sa më pak të komplikuar do e bëja tek recetat britanike 🤗. Pra kjo është një panetona angleze le ta quajmë, pavarësisht se origjina e Panetones eshte Italia.
Ju lashë pak në pritje për këtë recetë, por si çdo recetë e re delikate dhe pak impenjuese më duhet ta testoja disa herë vet, përpara se sa t’ja u shërbeja juve. Dhe pas herës së 4 së provës, jam gati për çdo këshillë dhe sugjerim që do më kërkoni.
Unë do ju sugjeroj dy shijet e mia të preferuara, ku nuk mungon lëkura e portokallit e karamelizuar, të cilën e kam përgatitur vet.
Meqë Krishtlindjet nuk mund të kuptohen pa panetone, përvishni mengët dhe mos mendoni se është recetë e parealizueshme dhe se do ju duhet 3 ditë kohë. Kjo recetë është gati për tu shijuar në 5 orë. Nuk është panetonja perfekte, por perfeksioni saj është dashuria, kërshëria, padurimi për ta parë kryelartë dhe aromatike në tavolinën tuaj. Unë kam dhe një recetë tjetër panetone në blog (frymëzuar nga një blogere italiane), por miq më lejoni t’ju them se receta britanike është #familylove.
Përfshini gjithë familjen në përgatitjen e saj. Unë pata fatin që të jem me njerëzit e mi më të dashur, ditën që përgatita panetonen e dytë, ku stafi i “Vizioni Pasdites” erdhi për të na xhiruar. Nuk kam foto të asaj panetone, veç video, por për të gjithë ju do jetë video e plotë që do transmetohet këto ditë në Vizion+. Do i kushtoj një postim të veçantë kësaj dite dhuratë për mua dhe Rudinën time 😍. Vijojmë me recetën se ju plasaaaa 😝😝

Përbëresit:
550 gr miell Manitoba
250 gr gjalp
5 kokrra vezë mesatare
100 gr sheqer
Lëkura e një portokalli & limoni
150 gr çoko në copa & 50 gr lëkura portokalli të karamelizuara (versioni i parë i mbushjes)
80 gr rrush i thatë, 80 gr lëkura portokalli të karamelizuara + 3 lugë rum (versioni i dytë i mbushjes)
1 bustinë vanilje
1 majë luge kripë
1 formë për panetone

Për përgatitjen e majasë:
10 gr maja e thatë kokrizore
4 lugë gjelle qumësht
1 lugë gjelle sheqer

Përgatitja:
Fillojmë me përgatijen e majasë. Ngrohim qumështin, shtojmë majanë dhe sheqerin dhe lëmë mënjanë për 5 minuta.
Ndërkohë rrahim gjalpin në temperaturë ambjenti sa gjalpi fillon e zbeh ngjyrën dhe shtojmë vezët një nga një.


Marrim një tas më të madh ku shtojme miellin, kripën, vaniljen. Hapim një vrimë në mes të miellit dhe shtojmë majanë dhe masën me gjalp dhe vezë.


Fillojmë trazojmë më lugë silikoni ose druri derisa të mblidhet e gjithë masa e brumit. Më pas e shtrojmë brumin në një sipërfaqe të lyer me miell dhe punojmë brumin mbi të për 5-6 minuta. Nuk ka ndonjë teknikë speciale, thjesht mundohuni të bëni palosje të brumit.

Duart në këtë fazë duhet të jenë kështu, dmth brumi duhet të jetë kaq ngjitës.
Vendoseni masën e brumit në një tas, mbulojeni me një pecetë dhe lëreni në ambjentin tuaj të ngrohtë për 2 orë. Pas dy orësh brumi ka dyfishuar masën.
Këshillë 1: Nëse do bëni mbushjen me rrush të thatë, vendoseni rrushin dhe lëkurat e portokallit në një tas, shtoni aty rumin dhe ngroheni për 2-3 minuta në mikrovalë. Rumi do thithet i gjithë nga frutat dhe ato do zbuten e fryhen 😋.



Unë panetonen time e preferoj më çokollatë se kështu ma duan çunat ndaj nuk ka nevojë për përgatje si më lartë. Thjesht shtoj copat e çokos dhe portokalles mbi brumin e ardhur tashmë, të cilin e kam shtruar në një sipërfaqe me miell. Punoj brumin derisa çoko dhe lëkura e portokallit të shpërndahet njëtrajtësisht dhe me pas e punoj brumin me duar jo më mbi banak, por midis duarve duke e zgjatur dhe palosur disa here si në foto…sa qejfffff hahaha.






Tashmë vendosim paneton në formën e vet. Këto forma i gjeni tek Neranxi, i cili nga vjet i kishte dyfishuar çmimet…po hajde s’kemi ç‘a të bëjmë….shyqyr dhe kaq hahaha.
Këshillë 2: Për përmasat e kësaj panetone preferohet forma si lule se është më e madhe se forma tradicionale. Nëse e doni si forma tradicionale ju sugjeroj nga eksperienca e 4 panetoneve tashmë ahahah, që të blini tek Neranxi formën tradicionale dhe një formë më të vogël si një “baby panettone” e kësaj forme sepse masa vjen shumë dhe mund “t’ju derdhet” gjatë pjekjes 😍. Ka forma “babypanettone” tek Neranxi. Nëse veproni kështu hiqni një grusht brumë nga masa përfundimtare e brumit dhe e lini të vijë aty.
Përpara se të shtroni brumin në formën finale të pjekjes, vendoseni formën mbi një tavë tjëtër si në foto se më pas nuk do e kaloni dot. Kështu do e piqni panetonen, formën e saj të vendosur brenda një tave tjetër. Më poshtë keni foto sesi ka ardhur panetone në të dyja format.










Lëreni brumin e panetones dhe 1 apo 1.5 orë në formën e vet derisa ai të ketë dyfishuar përsëri përmasat. I bëni një kryq sipër dhe vendoseni për të pjekur në 170 gradë për 50 minuta ose derisa shkopi që do bëni provën e pjekjes të dalë i pastër.

Këshillë 3: Gjatë pjekjes kur kupola sipër e panetones ka marrë ngjyrën kafe të pjekjes mbulojeni atë me letër alumini dhe vijoni pjekjen deri në fund të saj pa e zbuluar nga letra e aluminit sipër.
Lëreni panetonen të ftohet tërësisht përpara sesa ta “shqyeni” 😍😋😝
Unë do ju servir foto nga 2 panetonet që bëra se dy të tjerat kanë qenë gjatë filmimeve dhe skam foto të bukura 😍😋.
Gëzuar festat MIQ ❤❤❤





















SHARE:
Blogger Template Created by pipdig