Friday, May 25, 2018

Reçel qershije Bonbon


Megjithëse në midenë time tamam tamam për të shijuar si frut shijoj më shumë qershinë e “bardhë” (kështu i them unë për shkurt), për reçel mbetem tek reçeli i qershisë së kuqe, vishnje, të zezë (pick one name) 🙃.
Dhe meqë nuk doja një reçel qershije si liko, që është i ëmbël dhe pak ngjitës, vendosa të bëj një hulumtim për një reçel qershije pak ndryshe. Receta që do ju propozoj sot është e tillë. E testova me dy kg qershi dhe rezultati final ishin 3 vazo të vogla 😀. Ndaj do e ribëj për të patur ndonjë vazo të fshehtë për dimrin sa kemi ende qershi në qarkullim. Sipas shijes time, asaj Bonbon 😊 dhe të Luis (djalit të vogël), reçelrat i preferoj jo shumë të lidhur dmth me lëngun pak më të hollë (kjo kërkon më pak sheqer në gatim). Reçelrat e gatuar kështu nuk rrojnë shumë nëse nuk i bën siç duhet proçesin e sterilizimit. Pas këtij proçesi reçeli jeton sa të duash, mjaft që vazo mos të marrë ajër. Meqë me 2 kg qershi mua më dolen 3 vazo të vogla, unë nuk e bera këtë proçes se ato do konsumohen shpejt, por gjithsesi nuk lashë pa bërë një truk të vogël që ja shton jetëgjatësinë reçelit që ruhet në vazo, për tu konsumuar në një kohë të mëvonë.

Përbërësit:
2 kg qershi të kuqe
700 gr sheqer kaf
1 gotë verë e kuqe

Përgatitja:
Fillojmë me të pashmangshmen. Larjen dhe heqjen e bërthamave kokërr më kokërr 😍.
Kur të jeni gati, shtoni sheqerin dhe gotën e verës mbi qershitë dhe i vini ato për të zjerë në flakë mesatare, duke i përzier herë pas here. Në këto kushte reçeli do të ziejë për 1 orë e gjys. 

Kur jemi afër fundit, bëjme provën e pjatës. Hedhim pak lëng nga reçeli mbi një pjatë. E lëmë disa sekonda dhe pastaj e kthejmë pjatën pjerrtas që të shohim sesa është trashur lëngu i reçelit. Unë tek kjo fazë preferoj një densitet jo shumë të lartë se siç ju thashë, preferoj që reçelrat të jenë pak më të lëngshëm ose më të “lehtë” në shtrimin mbi bukë, seç i bëjmë zakonisht.
Truke:
Kur bëni pak reçel dhe e dini që do e konsumoni shpejt (për 1 muaj le të themi), mbushini vazot ku do konservoni reçelin, menjëherë pasi reçeli të jetë gati. Vendosi kapakun, mbërthejeni mirë dhe i ktheni me kokë poshtë. I lini në këtë pozicion deri sa reçeli të ftohet tëresisht. Kjo ndihmon që vazoja të mbyllet hermetikisht nga nxehtësia e reçelit, duke ja zgjatur  jetëgjatësinë.

Në rast se do e konservoni reçelin për një kohë më të gjate referohuni linkut këtu, për proçesin e sterilizimit. 
Harrojeni bukën me gjalpë dhe reçel. Sot shijon shumë buka me rikota (gjizë pa kripë) me reçel. Ju bëftë mirë. 🍒❤










SHARE:

Thursday, May 17, 2018

Kek me miell misri dhe portokall

Me plot gojën të paktën për shijet e familjes time, ky është një kek për shpirtin. I thjeshtë, i shijshëm, i butë, aromatik sa më s’ka. Kreditet për këtë recetë i shkojnë koleges time në punë dhe në pasion Esmeraldës. Esi, ka faqen e saj në facebook dhe Instagram (kliko këtu), ku poston recetat që ajo gatuan. Çdo gatim apo recetë që kam provuar nga “Si shjon” ka qenë super dhe patjetër për t’u ribërë. Për të gatuar këtë recetë siç duhet, ju nevojitet të dilni nga shtëpia dhe të blini një tepsi që nuk ngjit me diametër 20 – 22 cm dhe një miell misri pak ndryshe nga ai që blejmë gjithmonë. Miellin e gjeni tek Neranxi, kushton 90 Lek (500gr). 

Ky kek kërkon patjetër këtë lloj miell misri i cili është i verdhë dhe shumë i imët. Nëse përdorni miell tjetër misri, nuk jap dot garanci në cilësinë e pjekjes apo përbërjes së kekut pas pjekjes. Përbërësit e tjerë i  keni në shtëpi, e sigurtë :). Përdorni të njëjtin filxhan çaji si masë për të gjithë përbërësit.
Përbërësit (8 racione):
  • Gjysmë filxhan çaji vaj ulliri (mund ta shtoni pak dhe me vaj luledielli /misri)
  • 2 vezë
  • ¾ filxhan çaji sheqer
  • Lëngu dhe lëkura e 1 kokër portokalli
  • 1 e një çerek filxhan çaji miell gruri për çdo përdorim
  • Gjysëm filxhan çaji miell misri
  • 1 bustinë pluhur për pjekje
  • ½ luge çaji kripë
  • Vanilje
Përgatitja:
Në një tas shtojmë përbërësit një nga një. Fillojmë me grirjen e lëkurës së portokallit dhe më pas I shtrydhim lëngun. Hedhim vajin, vezët, 2 llojet e miellit, pluhurin pjekës, kripën, vaniljen dhe trazojmë me rrahësen manuale, jo më shumë se 2 minuta. Masa e kekut është gati.
Lyejmë me vaj një tepsi që nuk ngjit me diametër 20-22 cm. Nëse nuk e keni këtë tepsi në shtëpi mund të vendosim në tavë letër për pjekje, të cilën gjithashtu e lyejmë përsipër me pak vaj që keku të dalë kollaj pas pjekjes. E hedhim në tepsi dhe e pjekim për 30-35 minuta në 160 gradë




Për të siguruar pjekjen e mirë të ëmbëlsirës, e provojmë duke futur një kruajtëse dhëmbësh ose një majë thike në kek. Nëse del e pastër, keku është pjekur dhe kulluar siç duhet. E lemë të ftohet në tepsi dhe më pas e kthejmë përmbys mbi pjatancën e servirjes. E spërkatim me sheqer pluhur dhe zbukurojmë me fruta sipas dëshirës.








Unë ja u gatova miqve të mi ditën e shtunë. Darka ishte me sushi dhe ca gatime të tjera të lehta :). Më poshtë keni dhe disa foto nga tavolina e asaj mbrëmje. Ju bëftë mirë.









SHARE:

Friday, May 11, 2018

Lazanja me spinaq Bonbon


Nga cikli #lunchoftheday #drekaeditës, po ju prezantoj me “Lazanjën me spinaq” që bëra mbrëmë për drekën e sotme. Një gatim që lindi nga nevoja për të përdorur disa fletë lazanje që më kishin mbetur. Shija më çoi tek gatimi lazanjës me spinaq, pasi ishte gatimi i duhur për të përdorur menten e freskët që unë e adhuroj në këtë stinë. Mua më kishin mbetur 9 fletë lazanje dhe përgatita një tavë të vogël, por mëse të mjaftueshme për 4 vetë si ne, shoqëruar me sallatën e ditës. Lazanja ime nuk ka as mocarela dhe as ndonjë lloj djathi tjetër, veç rikotës (gjizës pa kripë), por shija ishte super dhe pa djathrat më sipër. Jo gjithmonë na gjenden në shtëpi të gjithë përbërësit për të gatuar një vakt, sidomos kur flasim për djathrat “e jashtëm” që kanë shije shumë të mirë dhe këtu jemi të gjithë dakort, por kanë dhe çmime “të kripura” dhe prap këtu jemi të gjithë dakort 😍. Lazanja Bonbon për një ditë të zakonshme jave është e bukur për syrin, e shijshme për gojën dhe e lirë për xhepin 🤗.

Përbërësit:

  • ·         10-12 fletë lazanje
  • ·         300 gr spinaq
  • ·         3-4 qepë të njoma
  •       150 gr gjizë pa kripë
  • ·         Mente e freskët
Për beshamel:

  • ·         2 lugë gjelle gjalp
  • ·         2 lugë miell
  • ·         800 ml qumësht
  • ·         1 kokër vezë
  • ·         Kripë, arrë moskat
Përgatitja:
Kjo recetë nuk u nis për blog, por për postim në Instagram, ndaj nuk e kam të shpjeguar me foto siç e kam zakon, por hapat që mungojnë janë shumë të kollajtë për të gjithë ju. Faleminderit për mirëkuptimin 😍.

Spinaqin, qepën e njomë dhe menten i grijmë, shtojmë kripë dhe i vrasim me duar sa të bjerë volumi.
Beshamelin unë e kam sqaruar disa herë në recetat e blog (shikojeni këtu), por po e përsëris për ata që më lexojnë për herë të parë. Që beshameli të mos dalë me kokriza ndiqni këto hapa:

Vendosni gjalpin në tenxhere dhe pasi shkrin hidhni miellin.
Lëreni miellin të kaurdiset sa të marrë pak ngjyrë dhe largojeni tenxheren nga zjarri.
Shtoni qumështin e ftohtë avash avash mbi miellin e kaurdisur dhe trazoni masën me telin që bëni kekun që të bëhet kremoze. ASNJËHERË mos e shtoni qumështin me tenxheren mbi flakë, pasi kjo do ju krijojë ato kokrizat e bezdishme, duke mos lejuar që beshamel te dalë kremoz. 
Pasi keni shtuar gjithë sasinë e qumështit dhe e keni trazuar mirë, rivendosesni tenxheren mbi flakë dhe trazojeni herë pas here derisa kremi beshamel të trashet. Rregulloni me kripë dhe arrë moskat.
Lëreni pak të ftohet dhe më pas shtoni një kokërr vezë (për këtë sasi), pasi do shërbejë që lazanja të lidhet.

Fillojmë me #thefunpart 😍, pjesën më të bukur shtrimin e tavës. Fillimisht vendosim petët e lazanjës mbi tavë, më pas spinaqin, e më pas rikotën si në foto. Vijojmë kështu derisa në krye të na mbesë spinaqi me rikotën. Mua më dolën 3 shtresa (3 fletë lazanje një shtresë). Në fund mbi spinaq shtoni beshamelin. 


Vendoseni në furrë në 200 gradë, për 35-40 minuta derisa të marrë ngjyrën e bukur të pjekjes. Lëreni të ftohet pak dhe servireni. Ju bëftë mirë ❤.











SHARE:
Blogger Template Created by pipdig