Kulluret BonBon

by - November 10, 2016

Receta të cilat unë i përvetësoj dhe i bëj pjesë të rutinës time, ja u zëvendësoj përbërësit apo aromat sipas gustos :). Kulluret e Suelës, recetë që ka një vit që ka hyrë në shtëpinë tonë dhe bëhen kryesisht netëvë të dimrit, po i sjell në versionin Bonbon. Përbërësit e lëngshëm janë të njëjtë, ato që kam ndryshuar janë përbërësit e thatë. Miellin e kam zëvendësuar me miell integral, sheqerin me sheqer të kuq, aromën e portokallit me një miksim aromash krishtlindjeje dhe për një prekje përfundimtare fruta të thata dhe pak mjaltë. Rezultati siç tha Elona, kolegia dhe shoqja ime e punës: “shije e përmbajtur”, nuk pushon dot së ngrëni sepse nuk arrin kurrë nivelin e veljes :).

Përbërësit
Një gotë kos
½ gotë yndyrë (gjalpë të përzier me vaj)
¾ sheqer i kuq
½ lugë çaji sodë buke
½ filxhan kafe mjaltë
600-700 gr miell integral
½ lugë çaji kanellë
½ lugë çaji ginger
½ lugë çaji cardamom (erëz e bluar e gjeni tek dyqanet Neranxi)
Përgatitja
Rrahim me rrahëse yndyrën me sheqerin, deri sa të bëhet një masë homogjene me ngjyrë të bardhë. Shtojmë kosin, miellin dhe mbi të, pa e përzier ende, shtojmë sodën e bukës.
Ndërkohë që pregatis masën më kap syri mjaltin :). Pse mos ti hedhim dhe pak mjalt? Ja hedhim :). Fillojmë ta përziejmë masën me lugë druri, duke hequr dorë nga rrahësja. Hedhim erëzat me radhë dhe miell aq sa brumi të mos ngjisë në duart tona.
Formojmë format e biskotave dhe pse mos ti vendosim dhe nga një kokër lajthi sipër…duhet t’ja shtoj shijen kur e ha ;).
 Ja dhe kjo punë mbaroi.

Pjekim në 180 gradë në mes të furrës. I hedhim sheqer pluhur sipas dëshirës. Ju bëftë mire.





You May Also Like

0 comments