Qiqra (në hell) të pjekura

by - November 15, 2016


Qiqrat kanë një përmbajtje të lartë të fibrave, si dhe janë shumë të pasura me kalçium. Unë kam tentuar të provoj dhe disa nga recetat e supës me qiqra që gjenden në internet, por kam përfunduar ta ha vetëm unë :). Të ushqesh përditë 3 meshkuj, nuk të krijohet luksi të gatuash receta që i ha vetëm e zonja e shtëpisë ;). Poooorrr çunat e mi “mbarojnë” për qiqra të pjekur, “një shpikje” e vogël alla BonBon :). Receta tjetër që gatuaj për qejfin tim dhe të bashkëshortit është hummus, që do ja u prezantoj një herë tjetër.
Për qiqrat e pjekura unë përdor vetëm qiqra të thara, jo ato që shitën gati nëpër kanaçe.

Përbërësit
250 gr qiqra
2 lugë vaj ulliri
Erëza
 Përgatitja.
I vendosim qiqrat në një tas, të cilin e mbushim me ujë “overnight”, për gjatë gjithë natës.

Në mëngjes i hedhim në një kullesë dhe i lëmë për të paktën 30 minuta sa të pikojë gjithë uji i tepërt :). Kujdes: në këtë fazë mos i lini shumë qiqrat pa gatuar me idenë “hë se do i pjek nesër, se nesër kanë lëshuar sytha qiqrat” :).

I shtrojmë qiqrat në tavë.
Hedhim mbi to 2 lugë vaj ulliri, kripë, pipër të kuq, ginger pluhur, hudhër pluhur sipas dëshirës. Përveshim mëngët dhe trazojmë :)
Pjekim në 200 gradë për 15-20 minuta, në furrë me ventilim, në nivelin më të lartë të furrës. Bëhuni gati për një film të mirë dhe qiqra të pjekura në vend të kokoshkave :). Enjoy


You May Also Like

4 comments

  1. Une i kisha pjekur pasi i kisha zier. Ide e mire vetem duke i rregjur. Do ta provoj patjeter. Flm Bona

    ReplyDelete
  2. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  3. Bona duken shume te shijshme . do ti provoj sot ti gatuaj

    ReplyDelete