Kek me çokollatë BonBon

by - November 17, 2016

Në shtëpinë tonë nuk ndodh shpesh mos të gjesh diku të fshehur, në raftet ku nuk i kapin dot fëmijët, 200 gr çokollatë të zezë, gati për çdo rast, për të bërë kekun e mamit me çokollatë. Përgatitja e këtij keku është si nje mini festë në shtëpi sepse të gjithë duam të shkrijmë çokollatën, për të lëpir pak gishtat ashtu si padashje :). Proçesi i shkrirjes së çokollatës ndodh dy herë kur bën këtë recetë. Lani duart dhe përvishjuni punës :)

Përbërësit
4 vezë
100 gr gjalp
120 gr sheqer
220 gr miell
1 pako pluhur pjekës
100 gr çokollatë e zezë
50 ml kos
50 ml qumësht

Për kremin sipër
100 gr çokollatë e zezë
30 ml qumësht
Përgatitja
Në një tas shkrijmë gjalpin me çokollatën, në mikrovalë.

Tek kjo masë shtojmë sheqerin, kosin, qumështin dhe më pas vezët një nga një.



Hedhim miellin, pluhurin pjekës. Shtojmë përzierjen në një tavë ku kemi vendosur letër gatimi.
Pjekim në 180 gradë për 30 minuta.
E kthejmë kekun përmbys dhe heqim letrën e pjekjes.
Vëm për të shkrirë çokollatën me qumështin për 2 min në mikrovalë. Trazojmë që masa të bëhet kremoze.
 E shtojmë masën mbi kekun dhe hapim me një spatula apo lugë mbi sipërfaqe. Sigurohuni që gishtat ti keni gati se duhet provuar çokollata :) 


Ky kek haet mjaft mirë dhe i ngrohtë, kështu që mos prisni derisa të ftohet për kafshatën e parë :). Ju bëftë mirë





You May Also Like

0 comments