Një muaj si blogere!

by - November 14, 2016

Kur i hyra rrugës së krijimit të blogut, e mendoja krejt të pamundur të postoja përditë e përditë, pasi kjo do të thoshte të paktën një recetë të re në ditë. Por sapo e merr këtë hap dhe e publikon tek miqtë dhe ndjekësit e tu, përgjegjësia për të postuar çdo ditë receta të reja është e lartë dhe pavarësisht mungesës së kohës, gjen frymëzim në fund të ditës të gatuash, të fotografosh dhe të nesërmen t’i postosh për ata që presin një recetë nga ty, si dhe për ti treguar se blogging është diçka serioze, jo vetëm argëtim. Kur merr një angazhim edhe kaq zbavitës sa gatimi, duhet që të prezantohesh me një tekst pa gabime drejtshkrimore dhe të qartë për të gjithë ata që të lexojnë. Vetëm në këtë mënyrë tregon respekt dhe përkushtim ndaj lexuesit tënd.

Bonbon Taste për ju është si të hash mirë në shtëpi duke gatuar receta të thjeshta, me përbërës po kaq të thjeshtë. Bonbon Taste për mua është ditari i gatimeve të mia. Unë i ndaja përditë këto receta me shoqet në whatsapp e viber, por tani kam gjetur këndin më të sigurtë për t’i mbledhur të gjitha recetat në një vend dhe për t’i drejtuar njerëzit e mi të dashur në Bonbon Taste. “Më lexo në blog, aty e gjen recetën :) është fjalia më e zakonshme që them prej një muaji :).

Kënaqësia më e madhe që kam marrë këtë muaj është jo vetëm nga numri i madh i vizitorëve në blog (statistika që të drejtojnë për të dhënë më të mirën tënde), por dhe nga fotot që mikeshat e mia më nisin duke i gatuar këto receta apo duke u çuar në 10 të darkës, nga nepsi që një recetë që unë sapo e kam përfunduar ato i ka frymëzuar për ta gatuar dhe në fund kur familjarët e tyre janë shprehur “BonBon, faleminderit që ekziston” :)))

Një muaj është shumë pak për t’ju premtuar që çdo ditë do postoj receta të reja, por ajo që ju premtoj është që çdo postim do ketë impenjimin, pasionin dhe dashurinë me të cilën unë gatuaj çdo recetë.

Faleminderit që më lexoni 10,000 vizitorëve të faqes sime për një muaj, mbi 500 ndjekës në Facebook dhe shumë të tjerëve që do të vijnë :).
Më gjeni në facebook page https://web.facebook.com/BonBonTaste/
dhe instagram bonbon_taste

You May Also Like

0 comments