Sallatë rukola

by - November 04, 2016

Kur vjen puna tek sallatat, këtu fantazia çlirohet :). Perimet qëndrojnë shumë mirë bashke me frutat për aq kohë sa i shoqëron me djath të bardh dhe krem uthulle balsamik. Sallatës me rukola në shtëpine tonë mund ti shtosh çdo fruit të stinës, pak fruta të thata, djath të bardhë pa patur nevojë të harxhosh në djathra të shtrenjtë dhe të stazhonuar Italian, të cilat jo shpesh na ndodhen në shtëpi dhe ju siguroj që do përfitoni një sallatë të freskët dhe të ndryshme çdo herë. Kremi uthullës balsamik i jep shumë shije sallatës dhe unë nuk kam nevojë ti shtoj kurrë krip (aq e dëmshme) dhe shumë herë harroj ti shtoj dhe vaj ulliri, pasi shija është perfekte. Këtë herë do e sjell sallatën e rukolës me mandarinat e bahçes time :), por edhe mandarinat e dyqanit të lagjes do ju bëjnë shumë punë.

Përbërësit
Rukola
Mandarina
Djath i bardhë

Krem açeto balsamik
Përgatitja
Pasi kemi larë dhe tharë rukolën mirë (për një tharje perfekte mblidheni rukolën ose çdo sallatë me letër kuzhine e cila absorbon çdo lagështirë të tepërt duke lënë një sallatë krokante dhe të freskët). Në përgjithësi unë sallatat i copëtoj me dorë. Dhe në këtë rast pasi heq bishtat e rukolës, copëtoj në tasin e servirjes. Shtoni mandarinë, kremin e açetos, djath të bardhë, pak vaj ulliri dhe servireni. Ju bëftë mirë.


You May Also Like

0 comments