Biskota me copa çokollate

by - November 15, 2016

Shumë nga recetat e mia po etiketohen Bonbon, sepse shumë gjëra që gatuaj unë i sajoj me përbërësit që kam në shtëpi dhe nga siguria që fiton kur gatuan prej shumë vitesh. Me disa përbërës “you never go wrong”, nuk gabon kurrë :). Çfarëdo lloj sasie të bashkosh kur mikson gjalp, sheqer, vezë dhe çopa çokollate gjithmonë do përfitosh një ëmbëlsirë që do duash ta përsëritësh :).

Përbërësit
120 gr gjalp
100 gr sheqer
300 gr miell
1 vezë
1 majë luge kripë
150 gr copa çokollate
1 lugë çaji pluhur pjekës
1 majë luge sodë buke
Përgatitja
Shkrijmë gjalpin në tasin e gatimit në mikroval. Hedhim sheqerin dhe trazojmë me lugë druri.
Shtojmë vezën, kripën dhe përziejmë.
Shtojmë miellin dhe pluhurat pjekës.  Trazojmë me lugë druri derisa të arrijmë një masë brumi biskotash që nuk ngjit.
Shtojmë butonat e çokollatës (I gjeni tek Neranxi). Patjetër disa nga butonat duhet ti shijoni vet që të siguroheni për cilësine e tyre :)



Jepini forma biskotave dhe piqini në furrë për 180 gradë, në mes të furrës për 30 minuta. 


Kujdes: beni kujdes gjatë pjekjes, mos e tejkaloni pasi çokollata digjet. Sapo bisktotat të marrin ngjyrën e artë, i nxirrni nga furra. Ju bëftë mirë.






TIP: Po të dëshironi brumin e këtyre biskotave mund ta ndani në dy pjesë, ku tek njëra do hidhni kakao, për të përftuar në këtë mënyrë dy lloj biskotash :)


You May Also Like

0 comments