Thursday, November 23, 2017

Djathë nape në kushte shtëpie sipas Erijesës

Po po, djath i përgatitur në kushte shtëpie. Kur shkonim tek halla e mamit në Pojan gjatë fëmijërisë time gjithmonë kemi parë proçesin e rrahjes së gjalpit në tunx, apo përgatitjen e djathit me farë djathi ose mullëz qingji apo viçi. Asnjëherë nuk e kisha menduar se në shtëpinë time në Tiranë do të pregatisja djath nape siç preferoj ta quaj, në kushte shtëpie e gjitha në një orë. Po falë Erijesës e cila jeton në Fier dhe shfrytëzon të gjitha burimet e ushqimeve bio mësova që djathin për qejf, jo konsum të gjerë, mund ta pregatis dhe në shtëpi. Duhet vetëm qumësht lope dhe një luge limontos 😊.
Gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit unë në shtëpi përdor qumësht lope të cilën e bëj kos dhe i mbledh ajkën. Kur vjen mami Lika, ajkën e mbledhur e "rreh" në një proçes që mund ta postoj në të ardhmen 😊. Pra, si shumica nga ju kisha prodhuar kos dhe gjalpë në kushte shtëpie, por djath më erdhi dita vetëm dje 🤗.
Hapat janë shumë të thjeshtë dhe vështirësia zero. Mezi prita të kalonte 1 orë që të bësoja që në duart e mija do kisha 1 copë djath 😍. Nëse do e tentoni recetën të paktën të keni 5 litra qumësht ose 4,5 litra që kanë 3 shishe,që të dalë një copë e  madhe. Unë për fat dje kisha vetëm 3 litra, por e kisha ndarë mendjen që do e provoja. Proçesi i përgatijes më poshtë:

Përbërësit:
5 litra qumësht
1 lugë gjelle me limonstos
Kripë kokërr madhe për kriposje

Përgatitja:

SIç dhe ju thashë në fotot e mija ka 3 litra qumësht dhe unë përdora 1 lugë çaji limontos. Por për t’ju orientuar më mirë në përbërës vura sasinë ideale për ta provuar recetën.
Hedhim gjithë sasinë e qumështit në një tenxhere dhe e vëmë për të zjerë. Sapo qumështi merr valë hedhim limontosin, fikim zjarrin dhe trazojmë 3-4 herë me lëvizje rrethore.




Ndërkohë kemi bërë gati një napë ose një copë katrore 100% pambuk, të cilën e hapim mbi kullesën e makaronave për lehtësi. Derdhim gjithë masën e qumështit të prerë tashmë si në foto dhe lidhim fort cepat e napës në mënyrë që copat e bulmetit të lidhen fort dhe për të na dhënë në fund një copë të madhe djathi, jo gjizë 😉.



Pasi e lidhim napën, e kthejmë masën me kokë poshtë dhe për të lehtësuar proçesin e kullimit të hirës, mbushim një tas me ujë si në foto dhe e vendosim sipër. Dikur vendosnin gurë të mëdhenj per të kulluar djathi 😊.
E lëmë në këtë pozicion për 1 orë, po keni merak lëreni dhe 1 orë e gjys 🤗.


Djathi është gati. Shtojmë pak kripë kokërr madhe mbi pjatë, vendosim djathin sipër dhe prap pak kripë mbi djathë. Futeni në frigorifer dhe sipas Erijesës të nesërmen djathi do ketë marrë sasinë e nevojshme të kripës ☺.





  

 Më poshtë shijoni fotot a djathit me sfond një  nga pikturat e Bledit, gjysmës time ❤.

 Ja dhe yjet e mi duke e shijuar.
Po ju vendos dhe fotot që Erijesa mi nisi për të ma bërë më të kuptueshëm proçesin. Ju bëftë mirë.








SHARE:

Tuesday, November 21, 2017

Me teta Teftën, mami Likën e të tjera

Java që shkoi, sikur të ishte organizuar me porosi, ishte vetëm me ftesa për takime mes blogeresh dhe dalje në studio televizive. Në më shume se 1 vit që i  kam hyrë kësaj rruge, vetëm javën e kaluar mundëm të bëhemi bashkë blogeret e ushqimit. Ditën e hënë, revista shije na mblodhi në ambjentet e saj për të na prezantuar me projektin më të ri. Më shumë mund të lexoni në lidhjen më poshtë si dhe të reja në ditët në vijim ☺. Shijoni dhe disa foto brenda artikullit.


Ditën e mërkurë, Woman Founders Meet Up, mblodhi në një takim Food Bloggers Meet Up Tirana, ku jo vetëm patëm shansin në pak ditë të ritakojmë njëra tjetrën, por të dëgjojmë dhe historitë tona personale, sfidat, kënaqësitë dhe si të zhvillohemi më tej. Dhurata Thanasi ose Luga e Argjendtë, siç e njohim të gjithë na inspiroi me historinë dhe këmbënguljen e saj, për t’i çuar ëndrat dhe dëshirat përpara, pavarësisht vështirësive. Në fund u prezantuam me një model biznesi Gjerman, sesi ta kthejmë blog-un në fitimprurës. Nga takimi ju sjell vetëm këtë fotografi ☺.
Dhe ëmbëlsira e javës ku u kënaqa shumë dhe unë dhe mami Lika, ishte prezenca jonë në televizionin Report TV, në emisionin e mëngjesit Rreze Dielli, në rubrikën “Të gatuajmë me zonjën Tefta”, ditën e premte.
Teta Teftën e takoj për herë të parë 1 orë para emisionit, ndërkohë që isha dëgjuar në telefon një ditë më parë për recetat që unë me mamin do gatuaja.
Për të gjithë ju që nuk keni patur shansin ta takoni, teta Tefta është plot energji, me batuta, shumë e kujdesshme në detaje, një zonjë e vërtet ekrani dhe vitet nuk i ndihen aspak kur punon me të.
Kush na ka parë në ekran atë ditë, na ka përgëzuar për lirshmërinë dhe vërtetësinë në ekran, sidomos të mami Likës që gatuante sikur po pinte kafe me teta Teftën 🤗.
Në dy daljet tona televizive me mami Likën, kemi qenë live ☺, na ka ndjekur ky fat, ndaj dhe nëse kemi thënë ndonjë batutë më shumë, na mirëkuptoni 😍.
Emisioni u ritransmetua dhe ditën e dielë në mëngjes, si puntata më e mirë dhe me audiencën më të lart të javës 🤗.
Për të gjithë ju që nuk patët mundësi të na ndiqni, lidhjet më poshtë janë videot në youtube si dhe disa foto për të ndarë eksperiencën tonë me ju.

Pjesa e pare:

Pjesa e dytë:

Para fillimit të emisionit, si për nxehje.

  






Çfarë gatuam? 









Si na panë të tjerët 😍:






Faleminderit që na ndiqni. Ju duam!
SHARE:
Blogger Template Created by pipdig