Brusketa

by - November 11, 2016

Sot do ju sjell recetën më tipike të brusketave, meqë këto produkte mu gjendën në shtëpi :). Kjo është një pjatë që mund t’ju shpëtoj nga ajo që ne mamat pyesim veten sa mbaron një ditë: “çfarë do gatuaj nesër për drekë, po për darkë”. Darkat e dimrit janë të siguruara me brusketat, gatim i shpejtë, pa rrëmujë dhe për gjithë familjen. Ajo që duhet të bëni si fillim është vetëm të blini një bukë më speciale se ajo që blini përditë dhe të nxisni fantazinë se me çfarë përbërës të tjerë e të shijshëm ti servirni brusketat.

Përbërësit
Bukë
Domate
Ullinj
Hudhër
Djath të bardhë
Vaj ulliri
Rigon

Përgatitja

Shtrojmë fetat e bukës në tepsi. Lyejmë sipër me anë të një furçe me vaj ulliri. Domaten e pastrojmë nga pjesa e brendshme dhe farat dhe e grijmë në kubik. Hedhim në një tas dhe shtojmë ullinj, hudhër, kripë rigon. Me këtë masë mbulojmë lugë lugë fetat e bukës.
I vëm për të pjekur në 200 gradë në katin më të lartë të furrës pëe 10-15minuta.
 I nxjerrim dhe përpara sesa ti servirim i hedhim sipër djathin e bardhë. Ju bëftë mirë.


You May Also Like

0 comments