“Petulla” hot dog

by - January 11, 2017

Përpara se të flas për “petullat” hot dog, një emërtim që e përshtata, do flas pak për borën e parë që na nxori të gjithëve në rrugë natën pa pyetur për të ftohtin. Filloi si shaka dhe nuk e besova se do zinte aq shumë në pak minuta. Kur dola tek dera të shihja borën që kishtë rrethuar oborrin kam mbetur e pa fjalë. Një dëborë aq e butë dhe e pastër, sa më vinte ta përdorja si përbërës në ndonjë recetë hahaha.

 Në fakt receta ime nuk kishte dëborë :). Kjo recetë vjen si sugjerim nga Henri, parë në një nga videot e Tasty. I quajta “petulla” hot dog sepse përbërës kryesor është salçicja “hotdog” dhe djathi picës, ndërsa përgatitja e brumit është pak a shumë si brum krepash ose pancakes. Fillova ti përgatis meqë Henri këmbënguli, por kisha dyshimin që nuk do më dilnin mirë dhe që do thithnin shumë vaj. Vërtet duan pak vaj të skuqen, por nuk thithin asnjë pikë. Janë shumë të kollajta dhe argëtuese për tu përgatitur. Fëmijët mund të ndihmojnë shumë mirë dhe do ja vlej angazhimi gjithë familjes, sapo provoni kafshatën e parë. “Petulla” është shumë e shkrifët, e butë dhe shpërthimi i djathit të shkrirë në gojë është “të të shkojë goja lëng” “mouthwatering” :).

Përbërësit për 4 persona
8 salçiçe (unë përdora të EHV)
8 feta djathi të prera pak trashë

Përbërësit për brumin
2 kupë miell
1 e ½ kupë qumësht
1 lugë çaji kripë
½ luge çaji piper i zi
2 vezë
1 lugë sodë për pjekje (baking powder)
Vaj për skuqje.

Përgatitja
Veshim salçiçet me djathin si në foto dhe secilës prej tyre i vendosim mes për mes një shkop shishqebapi. 

Pasi i rregullojmë të gjitha, i vendosim në akull për 30 minuta.
Përgatisim brumin duke hedhur gjithë përbërësit në një tas dhe trazim për 1 minutë :). Marrim një gotë të gjatë dhe të ngushtë dhe hedhim në të masë nga brumi ynë. Zhysim salçiçet një nga një dhe i vëmë menjëherë tek tigani, ku kemi hedhur vajin që është ngrohur për skuqje. Petullat marrin ngjyrë menjëherë,  i skuqim nga të dyja anët. Nëse nuk keni tigan shumë të gjerë, mund ti këpusni pak shkopinjtë që dalin nga salçiçet, në mënyrë që t’ja u nxërë tigani.






Servirim menjëherë ashtu të ngrohta me ketchup dhe krem të thartuar “sour cream” (opsionale). Ju bëftë mirë.




You May Also Like

0 comments