Brusketa me mozzarella dhe domate qershi.

by - January 09, 2017

Meqë furnizimet për festa janë me shumicë dhe jo produkte të përditshme, duhet të gjëjmë forma për t’i konsumuar në ditët në vazhdim. Në këto ditë shumë të ftohta, nuk ke shumë dëshirë për gatime që të marrin kohë, ndaj dhe brusktetat ishin gatimi im mbrëmë, me produkte që i kisha të gjitha në frigorifer. Për t’ju përshtatur shijes së çunave përgatita brusketa me bazë gjalpi dele dhe me bazë pesto . Sipër tyre vendosa djath mozzarella, proshutë crudo dhe domate qershi. 10 minuta në furrë dhe brusketat ishin gati. Shoqëruar me një gotë verë të kuqe, u kthye në darkën perfekte të një natë shumë të ftohtë dimri.

Përbërësit
Bukë fshati e prerë në feta
Mozzarella
Proshutë crudo (opsionale)
Pesto
Gjalp
Domate qershi

Përgatitja
Lyejmë fetat e bukës me pesto dhe disa prej tyre me gjalp.
 I vendosim në furrë ne temperaturë 200 gradë, në katin më të lartë të furrës për 5 minuta. I nxjerrim nga furra dhe vëmë sipër tyre djathin, proshutën dhe domatet.



Pjekim për 5 minuta të tjera, në katin më të lartë të furrës. Brusktetat janë gati. I servirim menjëherë. Ju bëftë mirë.






You May Also Like

0 comments