Involtini është një recetë që çdo familje e ka në traditën e saj me
mbushje të personalizuara sipas shijes. Meqë është recetë familjare vendosa ta
ndaj në blog për lexuesit e mi, ndërkohë ndjekësit në Intstagram (kliko), e gjëjnë
dhe në highlight me video.
Involtini mund të përgatitet me mish të kuq (gici apo viçi) dhe pule.
Unë zgjodha ti gatuaj me biftek gici dhe ti mbush me proshutë dhe djath për
pizza.
Mbushjet brenda involtinit mund të bëhen dhe me perime si karrotë, selino, spinaq,
qepë duke i vendosur perimet në shirita, në mënyrë që ta kemi më të lehtë
mbledhjen e tyre. Që mos t’ju lodh shumë se të gjithë jemi “dembelë” pas
pushimeve të gjata, receta e involtinit më poshtë:
Përbërësit:
8 biftekë
8 fije proshutë cotto ose crudo
16 feta djathi
2 thelpinj hudhër
Borzilok
Kripë, piper
3 lugë gjelle vaj ulliri për gatim
1 filxhan kafe verë e bardhë (opsionale)
1 filxhan kafe ujë
Perime për servirje sipas dëshirës
Përgatitja:
Rrahim biftekët me rrahësen e mishit dhe i lyejmë me kripë dhe piper.
Marrim një nga biftekët e vendosim në tavolinën e punës dhe mbi të shtrojmë
prodhutën dhe djathin. Mbledhim si në foto. Shkopinjtë për lehtësi i vendosni në
anësore të involtinit në mënyrë që ta keni më të kollajtë kthimin gjatë
kaurdisjes.
Vendosim tiganin në zjarr ku shtojmë vajin e ullirit, thelpinjtë e hudhrës dhe borzilok të tharë. Kur vaji aromatizohet shtojmë involtinit dhe i kthejmë nga ana tjetër kur të fillojnë të marrin ngjyrë. Në këtë moment i vendosim kapak dhe i lëmë të gatuhen në flakë mesatare. Involtini do të lëshojë lëngjet e veta pas venosjes se kapakut dhe djathi do fillojë të shkrijë pak. Provoni shijen e lëngut. Nëse ju pëlqen shtoni vetëm gjysëm gote ujë dhe e lini mishin të zbutet me kapak për rreth 20 minuta. Nëse mendoni se pak alkol do i shkontë më për shtat shijes i shtoni 1 filxhan kafe verë të bardhë.
Meqë unë përdora proshutë krudo, nuk i shtova verë sepse vet proshuta
ka një shije të fortë që aromation gjithë gatimin.
Kur gjella të ketë shteruar gjysmën e lëngut të vet involtinit janë
gati për tu servirur me perime të zjera sipas dëshirës. Ju bëftë mirë.
Më mbush zemrën që jam këtu për t'i thënë një fjalë falënderimi Dr. Kisha një problem në shtëpinë time që bëri që burri im të largohej dhe unë tashmë isha shtatzënë dhe u bë e vështirë për mua të përballoja pa të në jetën time. Familja e tij më mbështeti gjatë gjithë kohës, por askush nuk mundi të na ndihmonte për të na bashkuar, përveç Dr. Gideon, i cili m'u përgjigj në kohën kur kisha më shumë nevojë për ndihmë. Ai e zgjidhi problemin dhe burri im u kthye në shtëpinë time vetëm pas 48 orësh, sepse ai jetonte ende në të njëjtin qytet me mua. Është shumë e mahnitshme kur gjen ndihmë aty ku më së paku ke menduar se mund të gjesh ndihmë. Edhe një herë, faleminderit Dr. Gideon për gjithçka që bëni për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë urgjente për ndihmë. Dërgojini me email në drgideon611@gmail.com WhatsApp në +2347042191323
ReplyDelete