Përpara se të vendosja të hapja
një blog me gatime, shumë gjëra rreth meje më drejtonin drejt konkretizimit të
kësaj dëshire. Si fillim kohë më parë puna më lidhi me Dhuratën ose Lugën e
Argjendtë siç e njohim të gjithë. Përmes disa aktiviteteve të Food Revolution
Albania njoha emra shumë të njohur të kulinarisë shqiptare që janë ambasadorë në
Shqipëri të FRA si Sokol Prenga, Mondi Kikino, Kristi Janku, Orana Sinani një
nga pjesëmarrëset në Masterchef etj. Shef Fundim Gjipali është një nga ndjekësit
e mi në Instagram me të cilin kam ndarë mendime mbi kuzhinën tradicionale.
Në fillimet e mija në kompaninë ku punoj sot, botuam një libërth me
receta të punonjësve, një mundësi kjo për të aktivizuar kolegët meshkuj të
prezantonin gatime që ata i përgatisin vet 😊. Ky ishte hapi i parë në shkrimin
e recetave të mija dhe libërthi si për të më bindur mua të vazhdoja më tej u
hap me recetat #Bonbon 😍.
2 muaj më vonë pasi hap blogun tim, zbuloj se në kompaninë ku punoj
nuk jam e vetmja blogere ushqimi ☺. http://mandarina-yum.com/en/about/
prej disa vitesh ka një blog ushqimi në të dyja gjuhët shqip dhe anglisht dhe realizon foto super. Mandarine-yum ose Ejona më dha disa këshilla për foto të mira edhe
kur je vetëm me celular si unë 😊, por më duhet të blej disa “takëme” të vogla
përpara se ti vë në jetë 🙃.
Deri atëherë shijoni recetën më të fundit që e mora nga Ejona, që
rezultoi e sukseshme që me provën e parë dhe ka një arsye përse, Luis drejtoi gjithë proçesin e gatimit 🤗. Unë i quajta “Sesame
Bars” ose “copëza energjie me susam”.
Përbërësit:
1 e 1/3 kupë me susamë
1 e bardhë veze
4 lugë sheqer kafë
2 lugë gjelle miell orizi
1 lugë gjelle miell
2 lugë gjelle gjalp i shkrirë
1 majë luge kripë
Përgatitja:
Hedhim të bardhën e vezës në një tas, shtojmë kripën dhe fillojmë të
rrahim me një pirun, derisa masa të marrë ngjyrë të bardhë me bulëza. Hedhim
sheqerin lugë lugë dhe trazojmë derisa sheqeri tretet. Shtojmë gjalpin, 2
llojet e miellit, përziejmë derisa masa të bëhet kremoze. Shtojmë susamin. Do krijohet
një masë e ngurtë ngjitëse.
Vendosim letër gatimi në tavë, me një lugë hapim masën me susamë në një shtresë më pak se 1 cm të trashë.
Pjekim për 10-12 minuta derisa masa të marrë ngjyrë të artë. E nxjerrim nga furra dhe e presim në copëza katrore ashtu sic është e nxehtë. E lëmë të ftohet plotësisht përpara sesa ta konsumojmë.
Ju bëftë mirë.
Sesame Bars nga #bonbontaste, fiongo mundësuar nga #mandarinayum 🤗😍
No comments
Post a Comment