Wednesday, March 8, 2017

Sallatë më panxharë dhe karrotë

Të gjithë ju që lexoni blog-un tim, padyshim që keni lexuar dhe jeni të mirëinformuar për vlerat e panxharit. Nëse tradicionalisht ne bëjmë sallatë me panxharë të zjerë, ajo që do ju prezantoj sot është një sallatë shumë e shëndetshme dhe kaq e freskët sa vet stina që kemi hyrë. Fëmijët e  mi e pëlqyen shumë dhe a ka motivim më të madh për një nënë sesa të zbuloj që fëmijët hanë sallatë me “panxharë të gjallë” 😍. Receta është shumë e thjeshtë dhe kërkon vetëm dy përbërës panxharë dhe karrotë. Tani që jam duke shkruar recetën mendoj se dhe një mollë jeshile do i shkonte mjaft mirë kësaj dyshe (kur ta ribëj sallatën do ja shtoj). Këtë herë provoni ta bëni vetëm me panxharë dhe karrotë.

Përbërësit për 4 persona:
2 panxharë
4 karrota
Vaj ulliri
Limon
Përgatitja:
Lajmë perimet, i qërojmë dhe grijmë në rende, gjithmonë nga dhëmbët e mëdha të saj ☺. Bashkojmë panxharin dhe karrotën në tasin apo pjatën e servirjes, hedhim mbi to lëng limoni të freskët, vaj ulliri. Nuk ka nevojë ta vrasësh me duar masën e perimeve të grira, madje nuk ka nevojë as për kripë. Sallata është gati për servirje ☺. Ju bëftë mirë




SHARE:

No comments

Post a Comment

Blogger Template Created by pipdig