Thursday, March 2, 2017

Kuskus me perime


bonbon taste

Kuskus prodhohet nga bluarja e semolinës, grurë jo i imët, që nuk e kalon madhësinë 1mm para zierjes.Kuskus mund të serviret me mish, me perime, por edhe pa gjë fare siç e konsumojnë fëmijët e mi. Gjithashtu kuskus mund të serviret i ngrohte kur e shoqërojmë me mish ose perime të gatuara ose i ftohtë kur e shoqërojmë me perime të gjalla. Unë sot do sjellë këtë version të kuskus.
Kur bëhet fjalë për të zgjedhur se me çfarë perimesh do e servirim kuskus, imagjinata duhet të çlirohet 😍, çdo gjë që ju shijon dhe çdo perime e stinës. Unë do e sjell me domate, kastravec, qepë të njomë, spec të kuq dhe finok, të gjithë të prerë në kubikë.
Kuskus me perime të freskëta është një pjatë që përgatitet në më pak se 10 minuta.

Përbërësit:
250 gr kuskus

1 spec i kuq
1 domate
1 kastravec

1 qepë e njomë
Finok
Vaj ulliri, limon

Përgatitja:

Masat e kuskusit dhe ujit që i hedhim për ta zbutur janë masa vëllimore. E hedhim kuskusin në një enë për të matur sesa masë zë kuskus dhe të njëjtën masë do e mbushim me ujë të përvëluar. 
Hedhim mbi kuskus vaj ulliri, unë shtova dhe pak gjalp të shkrirë përpara se të hedhim ujin e nxehtë, të cilin e kemi rregulluar më parë me kripë. Vendosim menjëherë një pjatë mbi tasin e kuskus dhe e lëmë ashtu për 5 minuta pa trazuar.

Ndërkohë kemi larë përimet dhe i kemi prerë të gjithë në kubikë. Përpara se ti hedhim tek kuskus e shkriftojmë pak masën e kuskusit me pirun. Shtojmë përimet, lëng limoni dhe vaj ulliri.


 Pjata është gati. Ju bëftë mirë.





SHARE:

No comments

Post a Comment

Blogger Template Created by pipdig