Thursday, May 11, 2017

Kek me thërmija dhe luleshtrydhe

Ishte pak e vështirë të emërtoja këtë ëmbëlsirë në shqip, por aspak e vështirë t’ju them që duhet ta provoni patjetër në shtëpitë tuaja, tani me sezonin e luleshtrydhes dhe më vonë me sezonin e pjeshkës 🙃. Ky kek do ju mbushë shtëpinë me aromë vanilje dhe gjalpi. Mund të filloni lëpirjen e gishtave që kur përgatisni brumin. Unë dhe fëmijët e mi provojmë gjithmonë nga brumi kekut apo biskotave të pabëra 😍. Përbërësit janë shumë të thjeshtë, i vetmi mundim është prerja e luleshtrydheve në copa. Në vend të luleshtrydhes mund të përdorni dhe boronicë apo çdo lloj manaferre tjetër. Nëse ju ndodhet në shtëpi akullore me vanilje, mos hezitoni ta shoqëroni këtë ëmbëlsirë ashtu të nxehtë me akullore. Kur të gjithë e provuam kekun në shtëpi filloi një melodi “mjaullimash” mmmm, mmmm, mmmm 🤗😍🙃, nga shija e këtyre copave që quhen “strawberry crumb bars”.

Përbërësit:
½ kupë sheqer i bardhë
1 e ½ kupë miell
½ lugë çaji pluhur pjekës
100 gr gjalp i prerë në kubikë
1 vezë
Vanilje
2 kupa me luleshtrydhe të prerë në copa
½ kupe sheqer
2 lugë çaji niseshte

Përgatitja:

Lajmë dhe presim luleshtrydhet në copa. I hedhim ato në një tas ku kemi shtuar sheqerin dhe niseshten. Trazojmë dhe lëmë mënjanë.


Në një tas tjetër hedhim gjithë përbërësit për përgatitjen e brumit dhe përziejmë me dorë duke krijuar thërmije të brumit. Gjalpi duhet të jetë i sapo dalë nga frigoriferi.
Lyejmë tavën ku do pjekim kekun me gjalp. Fillojmë krijojmë shtresën e parë si në foto, sheshojmë lehtësisht me dorë sipërfaqen e shtresës fundore. Hedhim mbi to gjithë masën e luleshtrydheve. Sipër shtojmë thërmijat e mbetura.

 





Futim në furrë të nxehur më parë në 180 gradë për rreth 40 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë. Lëreni të ftohet komplet përpara sesa ta prisni në copa katrore. Ju bëftë mirë.



  




  

SHARE:

No comments

Post a Comment

Blogger Template Created by pipdig