Biskota me tërshër të BonBon :)

by - October 28, 2016

Kur gatuan përditë e përditë si në rastin tim, shumë gjëra i bën pa masa të caktuara dhe shpesh “from scratch” dmth me gjërat bazike që na gjenden në shtëpi. Në fakt këto biskota nuk mund të quhen dhe me aq gjëra bazike se kanë brenda fruta të thata, por në prag të stinës së ftohtë të dimrit të gjithëve na gjenden një dorë arra dhe lajthi :). Përmasat e përbërësve të that për këto biskota varen tërësisht nga sa gjalp dhe vezë hedh. Por për 20 biskota mjaftojnë sasitë më poshtë:

Përbërësit
100 gr gjalp
1 kokër vezë
250-300 gr tërshërë
80 gr miell
80 gr sheqer kaf
1/2 pako pluhur për pjekje
2-3 luge gjelle pluhur arrë kokosi
Copa çokollate (nëse ju gjenden)
Fruta te thata çfarë të keni në shtëpi
Rrush i thatë
Arra
Lajthi
Bajame

Përgatitja

Shkrijmë gjalpin në mikrovalë. Shtojmë sheqerin, trazojmë për 2 minuta me lug druri. Shtojmë vezën dhe më pas me radhë të gjithë përbërësit e thatë, tërshërën, miellin, arrën e kokosit, rrushin e thatë, arra etj derisa masa të arrijë përqëndrimin si në foto.
Më duar ose me ndihmën e një luge i japim forma. Me këto përmasa mund të duhet ta vini 2 herë tavën pasi biskotat duhet të rrinë pak larg nga njera tjetra ngaqë hapen gjatë pjekjes.


 Pjekim në 180 gradë në mes të furrës. Ju bëftë mirë.



You May Also Like

0 comments