Cheese Cake

by - October 14, 2016


Kjo është një recetë që kërkon “spring pan”, por më besoni çdo lloj ene kuzhine do t’ju bëj të lëpini gishtat në fund :).

Përbërësit për bazën:
400gr biskota digestive
100 gr gjalp

Përbërësit për kremin:
2 pako krem djathi (Philadelphia)
250 gr ricotta
3 veze
4-5 luge gjelle sheqer pluhur

Përbërësit për reçelin:
400 gr luleshtrydhe
1 kokër limon
2-3 lugë sheqer
Përgatitja:
Fillojmë me përgatitjen e reçelit. Presim luleshtrydhet ne copa, shtojme mbi to lëngun e një kokër limoni dhe 2-3 lugë sheqer. E vëm mbi zjarr të avashëm për 4-5 minuta, derisa fruta të jet zbutur.


Pêrgatisim bazën. Grijmë biskotat në mikser elektrik. Shtojmë gjalpin e shkrire. Përziejmë mirë dhe e shtrojmë mbi tavë si në foto. Më pas e fusim ne frigorifer për të pakten 30 minuta.

Përgatisim kremin duke perzier të gjithë përbërësit si më lart. Nxjerrim tavën me bazën nga frigoriferi dhe hedhim kremin që sapo kemi rrahur sipër saj. E pjekim në 180 gradë, në mes të furrës derisa kremi të ketë vën një cipë si në foto. E nxjerrim tavën nga furra dhe e lëm të vaket përpara se ti hedhim reçelin e ftohur tashmë. 



Ju bëftë mirë!

You May Also Like

0 comments