Biskotë krokante me çokollatë

by - October 24, 2016



Këtë ëmbëlsirë e provova ditën e shtunë, tek kushurira ime Mira, e cila është një master në kuzhinë. Me shumë pak përbërës dhe vështirësi zero, nuk mund të mos e provoja në shtëpinë time. Kjo është nga ato ëmbëlsira që duhen tentuar jo shpesh. Proçesi i lëpirjes së gishtave gjatë pregatitjes është ngjitës tek gjithë familja :). Meqë Mira nuk ja mbante mend emrin ëmbëlsirës, po e emërojmë sipas mënyrës tonë :)

Përbërësit
1 kuti qumësht i kondesuar
300 gr biskota
150 gr çokollatë të zezë.
100 gr gjalp

Pregatitja

Baza e kësaj biskote pregatitet njëlloj si baza e cheesecake. Grijmë biskotat. Opsionale unë i shtova dhe kakao, për ta bërë më pak të ëmbël bazën. I hedhim siper gjalp të shkrirë, punojmë me duar në tavën e pjekjes dhe e pjekim per 10 min në 180 gradë, në mes të furrës.




E lëm masën të ftohet, ndërkohë shkrijmë çokollatën në banjo mari, dhe shtojmë më shumë se gjysmën e masës së qumështit (200-250gr). Përziejmë dhe hedhim mbi masën e bisktotës. E fusim në frigorifer gjatë gjithë natës, përpara se ta servirim dhe shijojmë. Ju bëftë mirë.







You May Also Like

0 comments