Këtë fundjavë të gjatë,
shkuam ne tek mami Lika e cila fillon të përgatitet dy ditë para se çfarë do
gatuaj për ne. Unë nuk mund t’i sjellë dot me foto gatimet e saj hap pas hapi
se i gjeta të gatuara :). Diten e dielë mami na poqi pulën e detit me dy lloj përsheshesh, atë me bukë misri siç e hamë ne nga Myzeqeja :) dhe atë me miell gruri siç ja
ha dhëndri. Se si mami Lika gatuan pulën e detit dhe përsheshet në dy mënyra do
ja u tregoj për vit të ri.
Mami Lika dhe kuzhina janë
një fjalë e vetme. Kush e njeh dhe ja ka provuar dorën e di mirë se çfarë them.
Ajo që vras mendjen është se si i mban mend gjithçka që gatuan? Edhe gjëra që
gatuhen rrallë ajo nuk ka nevojë të shfletoj receta. Sot në moshë dhe me
diabet, ajo përsëri nuk heq dorë nga gatimet që ne, fëmijët e saj ja kërkojmë për
nostalgji.
Nuk mund të harroj kur ishim
të vegjël dhe kishte dasma nëpër fis, mami përgatiste në kushte shtëpie me
qindra copë çokollata, amareta me çokollatë e deri tek llokumet. Mami ka patur
fatin të punoj shefe në ushqimin social dhe në shtëpinë tonë gjendeshin ngjyrosës
pastiçerie, esenca të ndryshme, rulona me letër çokollate dhe në prag festash
shtëpia jonë kthehej në një pastiçeri të vogël :). Kam shumë nostalgji t'i kthehem
me mamin përgatitjes së fondantit për çokollatat, punimin e brumit fondant me
shpejtësi shumë të madhe, aq sa të digjnin duart, sepse duhet t’i jepje formë çokollatës
sa më parë, pasi forcohej fondanti dhe gjithë lodhja mbi furnela të shkonte dëm.
Kujtoj një grep që mami kishte sajuar kur i jepte formën
e plotë çokollatave, pasi i zhyste në çokollatën e shkrirë. Kënaqësia më e
madhe ishte kur ndihmonim mamin për të veshur çokollatat, se këtu fillonim e
hanim fshehurazi unë me vëllain :).
Llokumet me arra siç i bënte
mami në kushte shtëpie nuk i kam provuar as në Turqi, në atdheun e llokumeve
:). Habiteshim të dy me vëllain sesi transformoj sheqeri me teknika të ndryshme
gatimi, majë një furnele….AMAZING!!!!
Po të filloj të flas për
kujtimet e vegjëlisë dhe mrekullitë që nxirrte mami Lika nga duart, ekonomiste në
profesion, do më duhet të shkruaj libër, po ku i dihet hahaha
Këtë fundjavë nga mami Lika
sjell vetëm një video sesi hapen petët e byrekut me një stil jo të zakonshëm :)
Mami që mos të ma prishte
qejfin e zuri pak brum sa për demostrim. Meqë kjo ishte teknikë që mami e ka përvetësuar
së fundmi, mendova t'ja u tregoj me video proçesin e hollimit të petëve.
Ju kërkoj ndjesë që nuk ka
shumë dritë, por na ikën pak dritat në Fier dhe unë s’mund të prisja sa të
vinin :).
Përgatitja
Zëmë brumin si zakonisht për
byrek. E lëmë brumin të rrijë 30 minuta mbledhur me qese gatimi.
I vëmë copat e hapura njëra
mbi tjetrën
Tani shijoni videon tek ky link https://youtu.be/NZ7ZwHLm98c.
Kur petët i shtroni mbi tepsi do i lyeni me vaj si zakonisht. Rezultati, kur byreku piqet, do jene petët më të holla dhe më të shkrifëta që keni provuar ndonjëherë.
Kur petët i shtroni mbi tepsi do i lyeni me vaj si zakonisht. Rezultati, kur byreku piqet, do jene petët më të holla dhe më të shkrifëta që keni provuar ndonjëherë.
Jeta nuk ishte e lehtë me mua pasi martesa ime u prish kur burri im u largua për t'u divorcuar, por falënderoj Zotin që përdori DR GIDEON i cili është si një Zot në Tokë për të rivendosur martesën time të prishur me magjinë e tij të fuqishme. Kam vuajtur nga depresioni për 11 muaj, por sot, jam shumë i lumtur që takova DR GIDEON, sepse magjia e tij më bëri të besoj se magjitë e së vërtetës janë reale dhe funksionojnë. Unë ndoqa çdo udhëzim që më dha DR GIDEON, sepse ai më premtoi se do të më bënte të lumtur dhe krenarë dhe me të vërtetë, e gjithë kjo ndodhi dhe burri im u kthye tek unë me gjunjët në tokë, duke kërkuar faljen time brenda disa ditësh pasi u lidha me të dhe tani jemi përsëri të lidhur në mënyrë perfekte për jetën. Mund t'u them me guxim të gjithëve se magjitë e DR GIDEON janë me të vërtetë më të mirat dhe më të fuqishmet. I jam përgjithmonë mirënjohës deri në fund të kohës. Kështu që ju mund ta lidhni atë WhatsApp +2347042191323
ReplyDeleteEmail: drgideon611@gmail.com
Pas shtatë vitesh në lidhje me të, ai u nda nga unë, bëra gjithçka që munda për ta rikthyer, por gjithçka ishte e kotë. E doja shumë të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të dhe e luta me gjithçka, i dhashë premtime por ai nuk pranoi. Kontaktova me një magjistare të quajtur Doktor Gideon, i cili mund të më ndihmonte të bëja një magji për ta rikthyer atë, por unë jam tipi që nuk besova kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të provoja, doktor Gideoni më tha që nuk e kam problem që gjithçka të jemi mirë para dy ditësh, që ish-i im do të kthehej tek unë para tre ditësh, ai bëri magjinë dhe çuditërisht ishte në ditën e dytë. Ish-i im më thirri dhe ne i zgjidhëm mosmarrëveshjet tona dhe jemi të lumtur së bashku tani. Kushdo mund të ketë nevojë për ndihmën e Doktor Gideon dhe ju mund të dërgoni një email në: drgideon611@gmail.com ose t'i telefononi / dërgoni mesazh me WhatsApp në: +2347042191323
ReplyDelete