Që thoni ju, Albinës ja kishte ngacmuar nepsin përshkrimi im mbi
CinnaBonbon si “Ooooooo Dio” 😛.
“Oooooo Dio” është vërtet batutë e imja, por nuk mbaja mend t’ja kisha thënë
asaj 🤔.
Nejse “O Dioooo” im bëri punën e vet, ndezi Albinën dhe ata që e ndjekin 😜.
Nejse “O Dioooo” im bëri punën e vet, ndezi Albinën dhe ata që e ndjekin 😜.
Tani t’i kthehemi emrit. Përse CinnaBonbon dhe jo Cinnamon siç i
njohim të gjithë?
Së pari nga gjithë cinnamon rolls që kam gatuar, kjo është pa frikë ndër
më të mirat. Kush ka provuar Cinnabon në Tiranë, receta ime i afrohet pa frikë
të themi 100% 🤗.
Së dyti shoqet e mija që janë dhe ndjekëset e mija fanatike sapo panë fotot në
instastory, thanë këto e meritojnë të quhen CinnaBonbon ❤.
Me aprovim të Silvës dhe Ejonës❤, u vendos CinnaBonbon rolls dhe thjeshtësisht
ju parashtroj më poshtë recetën, në fund të së cilës do keni dhe fotot e marra
nga InstaStory i Albinës 😍.
Përbërësit për brumin:
2 kupa qumësht
½ kupë gjalp i tretur
½ kupë sheqer
10 gr ose 1 lugë gjelle maja pluhur
500 gr miell
Përbërësit për fazën e dytë
të përgatitjes së brumit:
1 lugë gjelle baking powder
½ lugë çaji kripë
1 kupë miell për të punuar brumin
Përbërësit për mbushjen:
50 gr gjalp në temperaturë ambjenti
3-4 lugë gjelle sheqer kaf
2 lugë gjelle kanellë
Përbërësit për kremin e
djathit:
100 gr krem djathi
2-3 lugë gjelle qumësht
2 lugë gjelle gjalp
2 lugë gjelle sheqer pluhur
Vanilje
Në një tas hedhim gjalpin dhe qumështin dhe i vendosim për 2-3 minuta
në mikrovalë që të ngrohen. Shtojmë sheqerin, majanë dhe miellin dhe trazojmë
brumin ose me lugë druri ose me duar si në rastin tim 🤗.
Brumi duhet të rezultojë pak ngjitës, shikoni dorën time. Mbulojeni
tasin me një pecetë dhe lëreni mënjanë për 1 orë.
Pas 1 ore, kalojmë në fazën e dytë të punimit të brumit. Mbi tas
hedhim kripën, pluhurin pjekës, miellin dhe punojmë brumin, fillimisht duke e
trazuar në tas, pastaj e hedhim në tavolinën e punës dhe e mbledhim si topth.
Marrim pecin e trashë dhe fillojmë e hapim në formë drejtkëndëshe si në
foto. Mbi masën e hapur të brumit hapim përbërësit që ndodhen në kategorinë “Përbërësit për mbushjen”. Hapim fillimisht
gjalpin siç e hapim mbi një fetë bukë, më pas pluhurosim me sheqer e në fund me
kanellë.
E mbledhim masën e brumit si rulon. Nëse duam që CinnaBonbon të dalin copa të vogla, gjatë kohës që rrotullojmë brumin mund ta zgjasim nga të dyja anët brumin me duar, duke i dhënë gjatësi rulonit. Nëse duam që copat e CinnaBonbon te jënë porcione më të mëdha, mos kini tendencë ta zgjasni brumin tek e mblidhni.

Presim rulonin e brumit në copa si në foto. I vendosim këto copa me
largësi 1 centimetër nga njëra tjetra në tepsi. I mbulojmë përsëri me pecetë dhe
e lëmë kështu për 30 minuta.
Cinnabonbon janë gati për t’u pjekur në 180 gradë për rreth 30 minuta.
Cinnabonbon janë gati për t’u pjekur në 180 gradë për rreth 30 minuta.
Kremin për t’u shtuar mbi CinnaBonbon e përgatisni menjëherë ose pak
minuta më parë se t’i nxirrni ato nga furra. Hidhjeni kremin menjëherë sipër që
CinnaBonbon rolls ta përthithin një pjesë të mirë. Në një tas shtojmë gjalpin dhe qumështin. I vendosim ato në mikrovalë në mënyrë që gjalpi të tretet. Shtojmë kremin e djathit, vanilje dhe sheqerin pluhur. Trazojmë sa të bëjmë masën kremoze. Kremi është gati. 🤗
Aromën e dini vet ju çfarë aromë mban shtëpia pasi keni pjekur diçka me gjalp, sheqer dhe kanellë 😍. Shijoni fotot më poshtë të mijat dhe historitë në Instagram të Albinës. Ju bëftë mirë.
Fotot nga InstaStory i Albinës :)
Fotot e Mandarina (Ejonës) e cila pati fatin t'i shijonte CinnaBonbon të Bonbon.

No comments
Post a Comment