Sikur ju mërzita me luleshtrydhet dhe thashë të kaloja pak nga
boronica meqë Luis i pëlqen shumë të gjitha llojet e frutave të pyllit, por
sidomos këtë të fundit. Receta është nga ato “mini” shpikjet e momentit
#Bonbon, por e ndieja që nuk do dështoja me dy nga përbërësit që i shtova recetës
time. Miell polenta dhe “buttermilk”. Buttermilk është një produkt bulmeti që
nuk gjendet në asnjë nga frigoriferët e supermarketeve tona, por që përgatitet
shumë kollaj me produkte zëvendësuese. Buttermilk është një përbërës kyç në shumë
receta tortash, kekë të vegjël, kekë tigani etj,. Buttermilk në sytë e mi është
sikur sapo të është prishur qumështi i zierë 😀dhe në kushtë shtëpie kërkon vetëm qumësht & lëng limoni.
Kekët e vegjël me boronicë qëlloi që mi provuan shumë miq Ana, Bona,
Iliri me Ogertën dhe të gjithë i shijuan, ndaj “give it a try”, tentoni t’i bëni
dhe ju se fëmijët do kënaqen shumë.
Përbërësit:
1 kupë miell i thjeshtë
½ kupë miell integral
½ kupë miell polenta
1 e ½ kupë miell sheqer kaf
3 kokrra vezë
100 gram gjalpë
1 kupë qumësht
1 lugë gjelle lëng limoni
1 majë lugë kripë
1 bustinë sodë për pjekje
200 gr boronicë
Përgatitja:
Gjithmonë mbani parasysh të ruani të njëjtën masë kupe sa herë e përmend
në masat e përbërësve. Fillimisht bëni gati “buttermilk”. Në kupën me qumësht
shtoni lugën e limonit, trazoni dhe lëreni për 2 minuta në qetësi. Masa është
gati.
Në një tas qelqi shkrini gjalpin në mikrovalë, shtoni sheqerin dhe
filloni të rrihni duke hedhur vezët një nga një. Hidhni buttermilk, përzjeni. 3
llojet e miellit një nga një përzieni
bashkë me kripën, sodën për pjekje dhe pak vanilje nëse dëshironi.
Masa
e kekëve të vegjël është gati. I ndani ato në format e duhura. Boronicat i
pluhurosni më parë me një lugë miell (në
mënyrë që mos të bien në fund të kekut gjatë pjekjes), më pas i shtoni sipër
masave të cupcakes.
I pjekim në 180 gradë, në mes të furrës derisa të marrin ngjyrë të artë.
Servirini pasi të jenë ftohur pasi fruta në brendësi të kekut e ruan nxehtësinë
për një kohë më të gjatë. Ju bëftë mirë.
Post a Comment
I kemi hyrë përdorimit të maskarpones pak si shpesh këto kohë, ndaj le
ta mbyllim me “cupcakes” kekët e vegjël që gatova darkën që ishim ftuar tek
Ilir B. Për mua çdo lloj recete të kekut të zakonshëm mund ta kthejmë në kekë të
vegjël, sa herë që duam të bëjmë figurë të mirë, duam të kënaqim fëmijët që e
shijojnë sikur po konsumojnë diçka të veçantë, kur organizoni festa fëmijësh në
shtëpi, cupcakes të ëmbël apo të kripur do ju zbukurojnë tavolinën, veçse do ju
kërkojë më shumë kohë përgatitja e tyre.
Kur përgatisni cupcakes do ishte mirë të kishit një lugë akulloreje, për
të lehtësuar proçesin e mbushjes së formave . Me përmasat e një keku të zakonshëm,
mund të nxirrni të paktën 18-20 cupcakes. Kekët e vegjël janë një mënyrë për t’i
joshur fëmijët të hanë dhe kekë me fruta apo të kripur me perime, vetëm nga
servirja interesante që kanë. Me çunat e mi funksionon 😍.
Përbërësit:
250 gr maskarpone
100 gr çokollatë e zezë
100 gr miell
70 gr sheqer kaf
70 gr vaj vegjetal
3 kokrra vezë
1 lugë baking powder
1 e kapur e vogël gishtash me kripë
Përgatitja
Shkrijmë çokollatën në banjo mari ose i hedhim një lugë ujë brenda enës
dhe trazojmë mbi zjar të avashët sa të shkrijë. Shtojmë mascarponen, vajin dhe
trazojmë.
Në një enë rrahim vezët me sheqerin. Shtojmë përzierjen e çokollatës, miellin, baking powder, kripën dhe trazojmë me rrotullime të lehta.
Me një lugë mbushim masat e cupcakes. Vendosim në furrë për 15-20 minuta në 180 gradë.
Shërbejmë ashtu siç janë të ngrohta, pasi i kemi hedhur sipër sheqer pluhur. Ju bëftë mirë.
Cupcakes janë një nga ëmbëlsirat më të preferuara të çunave dhe ky është momenti që unë eksperimentoj me receta të krijuara aty për aty. Ky kek i vogël individual, i tërheq fëmijët shumë aq sa unë shpesh i bëj edhe të kripur me perime dhe ja u shes per “kek” :). Kisha vendosur të blija tepsinë për të mbështetur formën, pasi gjithë këto kohë me forma cupcakes silikoni apo letra, ma kishin nxjer si domosdoshmëri që tava nevojitet që cupcakes gjatë pjekjes të ruajnë formën e bukur që shohim nëpër vitrinat e pastiçerive. Dhe vertet, kaq perfekte nga hiçi “from scratch” nuk më kishin dalë ndonjëher. Fëmijët morën me shumë dëshirë kek të vegjël individual, për t’i ndarë dhe me shokët e tyre në shkollë. Receta më poshtë:
Përbërësit
70 gr gjalp të shkrirë
70 gr sheqer
2 vezë
70 ml qumësht
½ pako pluhur pjekës
1 majë luge kanellë
1 majë luge xhinxher
1 majë luge karaifil pluhur
Për cupcakes me kakao
½ luge çaji kafe nescafe
1 lugë gjelle kakao
Përgatitja
Rrahim gjalpin e shkrirë me
sheqerin. Shtojmë vezët, qumështin dhe rrahim përsëri. Hedhim miellin, erëzat
dhe pluhurin pjekës……jam që jam, paskam ca biskota të thërrmuara, pse mos ti
hedh dhe ato? I hodha :)
Hedhim masën nëpër forma.
Pjekim në 180 gradë në mes të furrës për 15 min.
Gjysmës se brumit të mbetur i
hedhim kafe të tretur në pak ujë dhe kakaon. Përziejmë dhe pasi i ndajmë nëpër
forma i pjekim. Pluhurosim sipas dëshirës më miell arrë kokosi dhe sheqer
pluhur. Ju bëftë mirë.
Subscribe to:
Posts (Atom)













































