Tuesday, November 1, 2016

Cupcakes nga Bonbon

Cupcakes janë një nga ëmbëlsirat më të preferuara të çunave dhe ky është momenti që unë eksperimentoj me receta të krijuara aty për aty. Ky kek i vogël individual, i tërheq fëmijët shumë aq sa unë shpesh i bëj edhe të kripur me perime dhe ja u shes per “kek” :). Kisha vendosur të blija tepsinë për të mbështetur formën, pasi gjithë këto kohë me forma cupcakes silikoni apo letra, ma kishin nxjer si domosdoshmëri që tava nevojitet që cupcakes gjatë pjekjes të ruajnë formën e bukur që shohim nëpër vitrinat e pastiçerive. Dhe vertet, kaq perfekte nga hiçi “from scratch” nuk më kishin dalë ndonjëher. Fëmijët morën me shumë dëshirë kek të vegjël individual, për t’i ndarë dhe me shokët e tyre në shkollë. Receta më poshtë:

Përbërësit
70 gr gjalp të shkrirë
70 gr sheqer
2 vezë
70 ml qumësht
½ pako pluhur pjekës
1 majë luge kanellë
1 majë luge xhinxher
1 majë luge karaifil pluhur

Për cupcakes me kakao
½ luge çaji kafe nescafe

1 lugë gjelle kakao
Përgatitja
Rrahim gjalpin e shkrirë me sheqerin. Shtojmë vezët, qumështin dhe rrahim përsëri. Hedhim miellin, erëzat dhe pluhurin pjekës……jam që jam, paskam ca biskota të thërrmuara, pse mos ti hedh dhe ato? I hodha :)
Hedhim masën nëpër forma. Pjekim në 180 gradë në mes të furrës për 15 min.
Gjysmës se brumit të mbetur i hedhim kafe të tretur në pak ujë dhe kakaon. Përziejmë dhe pasi i ndajmë nëpër forma i pjekim. Pluhurosim sipas dëshirës më miell arrë kokosi dhe sheqer pluhur. Ju bëftë mirë.





SHARE:

No comments

Post a Comment

Blogger Template Created by pipdig