Keku i Lolës të merr në qafë
nga pamja dhe ka përbërës që na gjenden të gjithëve në shtëpi. Në përgatitjen
dhe pjekjen e këtij keku nuk gabon kurrë. Këtë recetë ma ka dhënë një prind fëmije
në kopësht me emrin Lola. Nuk e di nga bëhet Lola tani, por një gjë të mirë
na e la, recetën e këtij keku :).
Receta origjinale e kekut është pak më ndryshe nga ajo që unë bëj, pasi kam ulur gati 1/3 e sasisë
së sheqerit dhe një kokër vezë më pak. Gjithmonë kështu e kam gatuar këtë recetë
sipas modifikimeve Bonbon :) dhe rezultatet janë siç do t’i shihni në
foto. Për shijen duhet ta provoni vetë në shtëpitë tuaja dhe do më jepni të
drejtë.
Ajo që duhet të mbani
parasysh kur përgatisni kekun e Lolës është cilësia e kakaos. Mos e blini atë në
supërmarket apo dyqanet e vogla të lagjeve. Blijeni tek Neranxi sepse ka një
shije më pranë kakaos së vërtetë. Cilësia e kakaos bën ndryshimin në këtë recetë. Ka disa dyqane me produkte natyrale dhe organike në Tiranë, por që unë nuk i
kam vizituar ende, që t’ju drejtoj në këto dyqane për cilësinë më të mirë të
kakaos.
Përbërësit
120 gr kakao
12 lugë gjelle sheqer
12 lugë gjelle miell
4 vezë
1 kupë qumësht (150 ml)
1 kupë vaj (150ml)
1 bustinë pluhur pjekës
100 gr copa çokollate
Përgatitja
Pasi i matim të gjithë përbërësit,
fillojmë ti rrahim një nga një vezët, sheqerin, vajin, qumështin, miellin,
kakaon, pluhurin pjekës me një mikser normal. Rrahim për 2-3 minuta.
Heqim një kupë nga masa e
kekut që kemi përgatitur, pasi do ja shtojmë kekut në fund.
Shtrojmë letër gatimi Fino në
tepsinë ku do pjekim kekun. Këtë herë provova letrën e gatimit Fino, e cila
siguroi një pjekje perfekte të kekut.
Pjekim në 180 gradë për
25-30 minuta. Kthejmë kekun përmbys në një pjatancë. Pjekja siç e shihni në
foto super :).
Shtrojmë mbi kekun e pjekur
masën që hoqëm më parë dhe zbukurojmë me copat e çokollatës sipas dëshirës.
Kekun e Lolës e përgatitëm sot për festën e Çlirimit, ndaj po postoj dhe foto të
tavolinës tonë. Ju bëftë mirë dhe GËZUAR
No comments
Post a Comment