Tuesday, November 15, 2016

Tortë me limon


Shija e limonit në ëmbëlsira mua më pëlqen shumë, duket sikur i pëlqen dhe gjithë familjes :). Ndaj sapo rashë në këtë recetë nuk hezitova ta bëj me gjithë orën e vonë, pasi gjithë përbërësit i kisha në shtëpi. Torta me limon është e freskët, ka shumë pamje dhe mund të bëni figurë shumë të mirë kur ju vijnë mikeshat për vizitë. Unë e bëra po atë ditë që kisha Denisën për kafe. Denisa më tregoi si të bëja byreçkat me djath, (tiropitakia) dhe unë i tregova si të bëj tortën me limon :). Denisa e bëri menjëherë sapo shkoi në shtëpinë e saj, dukë më marrë borxh vetëm një sekret të vogël që do ja u tregoj më poshtë :).



Përbërësit

4 vezë

200 gr sheqer

100 ml vaj vegjetal

100 ml ujë

250 gr miell

1 bustinë pluhur për pjekje

Lëkura e një kokër limoni



Për kremin

100 ml lëng limoni

100 ml lëng portokalli

2 lugë sheqer

2 lugë miell

Përgatitja

Rrahim fillimisht vezët me sheqerin. Shtojmë vajin, ujin, miellin, pluhurin fryrës bashkë me lëkurën e limonit. 
Masën e hedhim në një tepsi të lyer më parë me vaj dhe miell që keku mos të na ngjitet. E fusim për të pjekur në 180 gradë për 40 minuta në mes të furrës.
Fillojmë përgatitjen e kremit. Shtrydhim lëngun e limonave dhe portokallit. I shtojmë 2 lugë gjelle të prera me sheqer, po kaq dhe miell. I trazojmë dhe e vëm mbi flakë sa të trashet.



Nxjerrim kekun nga furra dhe pasi e lëm të ftohet e presim në mes dhe hedhim masën e kremit mbi të. Vëm shtresën e sipërme mbi krem.


Printojmë fjalën Limon dhe e presim me gërshërë anës kontureve të fjalës. 

E vendosim letrën e prerë mbi kek dhe pluhurosim me sheqer pluhur. E heqim formën me kujdes pa na u dridhur duart që mos të na zhduket këmba e “m-së” si në rastin tim, mua më ka dalë pak si Lunon :))))) Shpresoj që Denisa të këtë patur përdorim më të qartë të fjalës “limon” mbi kekun e saj :)

Presim dhe shërbejm kekun. Ju bëftë mirë. 






SHARE:

No comments

Post a Comment

Blogger Template Created by pipdig