Friday, November 4, 2016

Pasta me perime

Këto janë pjatat që sajohen aty për aty në shtëpinë tonë, por ja vlen ti përsëritësh sa herë që do një ushqim plot ngjyra, të shëndetshëm dhe me vështirësi zero në përgatitje :). Kjo pjatë, shkon shumë me një gotë verë të kuqe, bashkë me sallatën e rukolës me fruta të stinës, shoqëruar dhe me një dorë letrash “mulan” ose “5-kaç” me miq që i ftoni të shijojnë këto pjata plot ngjyrë e shije dhe që e mbushin tavolinën për më pak se 30 minuta.

Përbërësit
500 gr pasta integrale
Perime të stinës
Brokoli
Lulelakër
Karrota
Vaj ulliri

Përgatitja

Vendosim dy tenxhere paralelisht me ujë dhe kripë. Në njërën ziejmë pastën sipas minutazhit në paketim, në tjetrën perimet të cilat i lëm pak “al dente”. Kur të dy përbërësit arrijnë zjerjen e duhur, i kullojmë dhe bashkojmë pastën me perimet në një tenxhere të vetme. Shtojmë vaj ulliri dhe piper sipas dëshirës. Ju bëftë mirë.



SHARE:

No comments

Post a Comment

Blogger Template Created by pipdig