Receta të cilat unë i përvetësoj
dhe i bëj pjesë të rutinës time, ja u zëvendësoj përbërësit apo aromat sipas
gustos :). Kulluret e Suelës, recetë që ka një vit që ka hyrë në shtëpinë
tonë dhe bëhen kryesisht netëvë të dimrit, po i sjell në versionin Bonbon. Përbërësit
e lëngshëm janë të njëjtë, ato që kam ndryshuar janë përbërësit e thatë.
Miellin e kam zëvendësuar me miell integral, sheqerin me sheqer të kuq, aromën
e portokallit me një miksim aromash krishtlindjeje dhe për një prekje përfundimtare
fruta të thata dhe pak mjaltë. Rezultati siç tha Elona, kolegia dhe shoqja ime e punës: “shije
e përmbajtur”, nuk pushon dot së ngrëni sepse nuk arrin kurrë nivelin e veljes
:).
Përbërësit
Një gotë kos
½ gotë yndyrë (gjalpë të përzier me vaj)
¾ sheqer i kuq
½ lugë çaji sodë buke
½ gotë yndyrë (gjalpë të përzier me vaj)
¾ sheqer i kuq
½ lugë çaji sodë buke
½ filxhan kafe mjaltë
600-700 gr miell integral
600-700 gr miell integral
½ lugë çaji kanellë
½ lugë çaji ginger
½ lugë çaji ginger
½ lugë çaji cardamom (erëz e bluar e gjeni tek dyqanet
Neranxi)
Përgatitja
Rrahim
me rrahëse yndyrën me sheqerin, deri sa të bëhet një masë homogjene me ngjyrë
të bardhë. Shtojmë kosin, miellin dhe mbi të, pa e përzier ende, shtojmë sodën
e bukës.
Ndërkohë
që pregatis masën më kap syri mjaltin :). Pse mos ti hedhim dhe pak mjalt? Ja
hedhim :). Fillojmë ta përziejmë masën me lugë druri, duke hequr dorë nga
rrahësja. Hedhim erëzat me radhë dhe miell aq sa brumi të mos ngjisë në duart
tona.
Formojmë
format e biskotave dhe pse mos ti vendosim dhe nga një kokër lajthi sipër…duhet
t’ja shtoj shijen kur e ha ;).
Ja dhe
kjo punë mbaroi.
Pjekim
në 180 gradë në mes të furrës. I hedhim sheqer pluhur sipas dëshirës. Ju bëftë mire.
No comments
Post a Comment