Në tentativat për ushqim të shëndetshëm
ditor, sidomos gjatë ditëve që je në punë dhe ke një mundësi zgjedhjesh të
pafundme për ëmbëlsira nëpër rrugët e Tiranës, mendon të sajosh gatime të ëmbla
vet që i ke të kontrolluara në sasinë e sheqerit apo përbërësit e tjerë. Jo se
ndodh që të jemi të kujdesshëm përditë me ëmbëlsirat, por kur na krijohen mundësitë
e marrim veten me të mira 😍.
Shkak për këtë ëmbëlsirë u bë mungesa e një orizi “normal” në shtëpi për sultjashin
tradicional dhe sugjerimi që Adeola e Kuzhina e Shtëpisë Time më bëri për
sheqerin e kokosit. Mendova pse mos të bëj një sultjash ndryshe që dhe po nuk e
hëngrën pjesëtarët e tjerë të familjes do e shijoj për veten time. Ndaj receta
më poshtë vjen si një “neps” i shëndetshëm i shijes time 🤗😍. Mua më pëlqeu shumë
dhe ndaj vendosa ta ndaj si recetë me ju, servirur në dhuratën aq të çmuar që ma
ka bërë mami Lika, kompletin e saj të parë të filxhanëve të çajit kur kanë hyrë
në shtëpinë e re pas martesës. Ky komplet mbahet vetëm për bukuri sepse unë nuk
mund t’ja fal vetes nësë ciflosen apo dëmtohen nga përdorimi i shpeshtë 😍😍. Fiksime Bonboni 😂🤗
Përbërësit për 4 tasa:
200 gr oriz të zi
1 litër qumësht, opsionale mund të përdorni qumësht bajame, soja ose
qumësht orizi
2-3 lugë gjelle sheqer kokosi
3 lugë gjelle miell kokosi
Përgatitja:
Në një tenxhere pak të thellë (sepse gjatë zierjes qumështi fryhet dhe
mund të derdhet) shtoni qumështin e ftohtë, orizin dhe lërini të ziej në
zjarr të avashtë për rreth 40 minuta derisa qumështi të ketë shteruar dhe orizi
të jetë zbutur. Orizi zi nuk bëhët “qull” 😀 ndaj dhe zbutja shkon deri në masën
e orizit “al dente”.
Këshillë: mbi buzët e tenxheres vendos mes për mes një lugë druri ose
lugë gatimi si në foto. Kjo ndihmon që qumështi dhe nëse frytet gjatë zierjës mos
të derdhet nga tenxherja 🤗.
Kur orizi të jetë zbutur shtoni sheqerin dhe miellin e kokosit. Ndani
nëpër tasa. Për zbukurim dhe shije padyshim mund ti shtoni fletë bajame (unë
nuk kisha).
Shënime personale: Se do pyesni të gjithë veten po si mund të jetë shija e këtij sultjashit. Për mua ishte fantastikeeeeee. I hëngra vet tasat sepse sultjashi për burrat e familjes time duhet të vijë vetëm në ngjyrën dhe pamjen tradicionale. Sheqeri kokosit kishte një shije shumë të mirë dhe ndryshe. Dhe ajo ja shtoi lezetin sultjashit.
Mos hezitoni ta provoni nëse keni oriz të zi në shtëpi dhe jeni në
regjiim ushqimor 🤗❤. Ju
bëftë mirë.🤗🙏
1 comment
Kur miq të mirë të sjellin karkaleca që mezi ti mban dhe dora, je në mëdyshje për të sjellë receta me shije të thjeshta që të shijojnë duke e fshirë tiganin me çapa buke apo receta “fancy” për të patur një prezantim ndryshe. Vendosa ti sjell të dyja këto shije për mos ti mbetur hatri asnjerës 😋.
Karkaleca në tigan me gjalp dhe hudhër, një gatim që është gati në 5 minuta dhe që mund të jetë darka ose dreka e shpejt perfekte. E shijshme sa s’ka padyshim. Sipas mendimit tim, ndonjëherë përgatitjet më të thjeshta të ushqimit mund të jenë më të shijshmet. Nuk keni nevojë të shtoni shumë karkaleca për t'i dhënë shije salcës, e cila është e mbushur me aromë dhe është një shoqëruese perfekte mbi pasta ose oriz.
Përbërësit për karkalecat:
Karkaleca në tigan me gjalp dhe hudhër, një gatim që është gati në 5 minuta dhe që mund të jetë darka ose dreka e shpejt perfekte. E shijshme sa s’ka padyshim. Sipas mendimit tim, ndonjëherë përgatitjet më të thjeshta të ushqimit mund të jenë më të shijshmet. Nuk keni nevojë të shtoni shumë karkaleca për t'i dhënë shije salcës, e cila është e mbushur me aromë dhe është një shoqëruese perfekte mbi pasta ose oriz.
Që mos ti hyja me çap salcës të krijuar vendosa të gatuaj një rizoto, me oriz të zi dhe kungulleshka jeshile. Për mua një pjatë e plotë dhe plot shije. Përbërësit në këtë recetë nuk janë ato që na gjenden përditë në shtëpi, por kur kemi produkte deti kjo recetë do ju zbukuroj tavolinën dhe shijen.
Përbërësit për karkalecat:
800 gr
karkaleca të pastruar
40 gr gjalp
(2 lugë gjelle)
2 lugë çaji
hudhër të grirë
Lëngu i një
limoni
2 lugë çaji
majdanos i grirë
Kripë, piper
Përbërësit për orizin e zi
1 filxhan çaji oriz i zi
3 filxhan çaji ujë
2-3 lugë gjelle vaj
ulliri
2
kungulleshka
Kripë, piper
Përgatitja:
Këshilla ime
për këtë recetë është përdorimi i karkalecave të mëdhenj, nëse keni mundësi ti
blini. Shtoni gjalpin në tigan dhe pasi ai të jetë shkrirë, shtoni karkalecat e
pastruar. Për qejfin tuaj disa karkaleca mund ti skuqni siç janë me lëvozhgë. Në
varësi të madhësisë së karkalecave mund të duhen 2-3 minuta kaurdisje në secilën
anë. Kur ti ktheni karkalecat nga ana tjetër, shtoni hudhrën, dhe shuani me lëngun
e limonit. Sapo karkalecat kthehen në ngjyrë të bukur rozë, janë gati dhe
hiqini nga zjarri.
Në dy enë të
tjera përgatisim orizin dhe kaurdisim kungujt. Orizi i zi në paketim ka masën 2
ujë 1 oriz, por unë i shtova 3 ujë. E shplani orizin mirë dhe hidheni direkt në
ujë (pa kripë) të ftohtë dhe e lini të ziejë derisa të pi ujin në zjarr të ulët
mesatar.
Në tigan me
dy lugë vaj ulliri kaurdisni kungullin. Kur orizi të jetë gati e hidhni atë mbi
kungulleshka dhe trazoni 2-3 minuta në zjarr sa përbërësit të lidhen. Rregulloni
me kripë dhe piper sipas shijes. Servireni me karkalecat e gatuar më lart dhe
pak nga salca e tyre.
Ju bëftë mirë ❤🙏
Subscribe to:
Posts (Atom)





























































