Karkaleca në tigan me gjalp dhe hudhër, një gatim që është gati në 5 minuta dhe që mund të jetë darka ose dreka e shpejt perfekte. E shijshme sa s’ka padyshim. Sipas mendimit tim, ndonjëherë përgatitjet më të thjeshta të ushqimit mund të jenë më të shijshmet. Nuk keni nevojë të shtoni shumë karkaleca për t'i dhënë shije salcës, e cila është e mbushur me aromë dhe është një shoqëruese perfekte mbi pasta ose oriz.
Që mos ti hyja me çap salcës të krijuar vendosa të gatuaj një rizoto, me oriz të zi dhe kungulleshka jeshile. Për mua një pjatë e plotë dhe plot shije. Përbërësit në këtë recetë nuk janë ato që na gjenden përditë në shtëpi, por kur kemi produkte deti kjo recetë do ju zbukuroj tavolinën dhe shijen.
Përbërësit për karkalecat:
800 gr
karkaleca të pastruar
40 gr gjalp
(2 lugë gjelle)
2 lugë çaji
hudhër të grirë
Lëngu i një
limoni
2 lugë çaji
majdanos i grirë
Kripë, piper
Përbërësit për orizin e zi
1 filxhan çaji oriz i zi
3 filxhan çaji ujë
2-3 lugë gjelle vaj
ulliri
2
kungulleshka
Kripë, piper
Përgatitja:
Këshilla ime
për këtë recetë është përdorimi i karkalecave të mëdhenj, nëse keni mundësi ti
blini. Shtoni gjalpin në tigan dhe pasi ai të jetë shkrirë, shtoni karkalecat e
pastruar. Për qejfin tuaj disa karkaleca mund ti skuqni siç janë me lëvozhgë. Në
varësi të madhësisë së karkalecave mund të duhen 2-3 minuta kaurdisje në secilën
anë. Kur ti ktheni karkalecat nga ana tjetër, shtoni hudhrën, dhe shuani me lëngun
e limonit. Sapo karkalecat kthehen në ngjyrë të bukur rozë, janë gati dhe
hiqini nga zjarri.
Në dy enë të
tjera përgatisim orizin dhe kaurdisim kungujt. Orizi i zi në paketim ka masën 2
ujë 1 oriz, por unë i shtova 3 ujë. E shplani orizin mirë dhe hidheni direkt në
ujë (pa kripë) të ftohtë dhe e lini të ziejë derisa të pi ujin në zjarr të ulët
mesatar.
Në tigan me
dy lugë vaj ulliri kaurdisni kungullin. Kur orizi të jetë gati e hidhni atë mbi
kungulleshka dhe trazoni 2-3 minuta në zjarr sa përbërësit të lidhen. Rregulloni
me kripë dhe piper sipas shijes. Servireni me karkalecat e gatuar më lart dhe
pak nga salca e tyre.
Ju bëftë mirë ❤🙏
This comment has been removed by the author.
ReplyDelete