Nëse ka një gjë për të cilën të gjitha ne mamatë që punojmë mund
të biem dakort në kuzhinë janë sa më shumë receta që nuk na kërkojnë ti rrimë
strikt përmasave apo përbërësve dhe që sjellin shije për gjithë familjen. Pale kur
janë dhe të shëndetshme si receta që do ju sugjeroj sot. Do mbani të gjitha shënim
për ti provuar dhe për ti bërë pjesë të dietës tuaj 😋🤗. Kjo recetë vjen nga Kanadaja
e largët, nga Juli. Unë me Julin nuk jemi shoqe, por motra që ndajmë pasionin për
kuzhinën, sidomos për gatimet e shëndetshme ajo është mentori im. Më
sugjeron gjithë recetat të cilat janë “të bëshme” në Shqipëri. Pasionet e Julit
nuk ndalojnë vetëm tek kuzhina, ajo e meriton shprehjen “çfarë i sheh syri i bën
dora” për punëdore dhe dekorim. Këtu ndahem unë me Julin, por mua më plotëson
gjysma ime në këtë pikë, ndaj mua do më shihni të bëj art vetëm mbi pjata 😍🤗. Le të vijojmë me recetën
e cila është “customizable” dhe e dashurova këtë fjalë që përdori Juli për të më
thënë që fara dhe erëza hidh ça të kesh dhe ça të duash 😋🤩.
Përbërësit:
200 gr miell thekër &
miell tërshërë
2 lugë gjelle fara chia
2 lugë gjelle fara lini
2 lugë gjelle fara luledielli
2 lugë gjelle fara susami
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji tumerik
1 majë luge gjellë kripë
1 gotë ujë
Përgatitja:
1 orë para vendosim farat chia në ujë derisa ato
të zbuten. Më pas shtojmë 1 nga 1 gjithë përbërësit si në foto dhe në fund
miellin. Miell mund të duhet më shumë apo më pak në varësi të lidhjes së brumit.
Brumi do jetë pak ngjitës por nuk ka gjë.
Lyeni duart tuaja me vaj ulliri dhe hapeni
brumin mbi një letër për pjekje sa më hollë të mundeni. Priteni në copa dhe
piqeni në 180 gradë, për 30 minuta apo derisa të përfitoni “tharjen” e dëshiruar
të biskotës.
Këto bisktota mund ti konsumoni në mëngjes, drekë me sallatë ose si snack kur doni të thyeni urinë. Mbahen shumë kollaj me vete dhe ju sigurojnë një ushqim të shëndetshëm. ❤🙏🤗
No comments
Post a Comment