Hallva është një ëmbëlsirë që
e gatuajmë gjatë netëve të mira, siç i quajnë myslimanët dhe që mua më qëllon
ta provojë sa herë që mikeshat e mia e gatuajnë. Unë nuk e bëj shpesh në shtëpi,
por netëve të dimrit qëllon që kemi neps për aromat e mira që mbushet shtëpia
gjatë gatimit të hallvës. Meqë mami Lika është në shtëpi, i bëmë një kërkesë për hallvë, ëmbëlsirë
që ruan shijen për disa ditë.
Përbërësit
250 gr miell
80 gr vaj vegjetal
100 gr sheqer
Arra të grira
2 lugë gjalp
300 ml ujë të ftohtë
Përgatitja
Skuqim miellin në vaj, duke
e trazuar pa ndërprerje derisa të marrë ngjyrë të artë.
Shtojmë ujin dhe trazojmë
menjëherë. Hedhim arrat dhe përziejmë për disa minuta derisa masa të piqet pak
në tigan.
No comments
Post a Comment