Sot do ju sjell recetën më tipike
të brusketave, meqë këto produkte mu gjendën në shtëpi :). Kjo është një pjatë që
mund t’ju shpëtoj nga ajo që ne mamat pyesim veten sa mbaron një ditë: “çfarë
do gatuaj nesër për drekë, po për darkë”. Darkat e dimrit janë të siguruara me
brusketat, gatim i shpejtë, pa rrëmujë dhe për gjithë familjen. Ajo që duhet të
bëni si fillim është vetëm të blini një bukë më speciale se ajo që blini përditë
dhe të nxisni fantazinë se me çfarë përbërës të tjerë e të shijshëm ti servirni
brusketat.
Përbërësit
Bukë
Domate
Ullinj
Hudhër
Djath të bardhë
Vaj ulliri
Rigon
Përgatitja
Shtrojmë fetat e bukës në
tepsi. Lyejmë sipër me anë të një furçe me vaj ulliri. Domaten e pastrojmë nga
pjesa e brendshme dhe farat dhe e grijmë në kubik. Hedhim në një tas dhe shtojmë
ullinj, hudhër, kripë rigon. Me këtë masë mbulojmë lugë lugë fetat e bukës.
I
vëm për të pjekur në 200 gradë në katin më të lartë të furrës pëe 10-15minuta.
I nxjerrim dhe përpara sesa
ti servirim i hedhim sipër djathin e bardhë. Ju bëftë mirë.
No comments
Post a Comment