Qiqrat kanë një përmbajtje të
lartë të fibrave, si dhe janë shumë të pasura me kalçium. Unë kam tentuar të
provoj dhe disa nga recetat e supës me qiqra që gjenden në internet, por kam përfunduar
ta ha vetëm unë :). Të ushqesh përditë 3 meshkuj, nuk të krijohet luksi të
gatuash receta që i ha vetëm e zonja e shtëpisë ;). Poooorrr çunat e mi “mbarojnë”
për qiqra të pjekur, “një shpikje” e vogël alla BonBon :). Receta tjetër që
gatuaj për qejfin tim dhe të bashkëshortit është hummus, që do ja u
prezantoj një herë tjetër.
Për qiqrat e pjekura unë përdor
vetëm qiqra të thara, jo ato që shitën gati nëpër kanaçe.
Përbërësit
250 gr qiqra
2 lugë vaj ulliri
Erëza
I vendosim qiqrat në një tas, të
cilin e mbushim me ujë “overnight”, për gjatë gjithë natës.
Në mëngjes i hedhim në një
kullesë dhe i lëmë për të paktën 30 minuta sa të pikojë gjithë uji i tepërt :). Kujdes:
në këtë fazë mos i lini shumë qiqrat pa gatuar me idenë “hë se do i
pjek nesër, se nesër kanë lëshuar sytha qiqrat” :).
I shtrojmë qiqrat në tavë.
Hedhim mbi to 2 lugë vaj
ulliri, kripë, pipër të kuq, ginger pluhur, hudhër pluhur sipas dëshirës. Përveshim mëngët dhe trazojmë
:)
Pjekim në 200 gradë për
15-20 minuta, në furrë me ventilim, në nivelin më të lartë të furrës. Bëhuni
gati për një film të mirë dhe qiqra të pjekura në vend të kokoshkave :). Enjoy
Une i kisha pjekur pasi i kisha zier. Ide e mire vetem duke i rregjur. Do ta provoj patjeter. Flm Bona
ReplyDeleteThis comment has been removed by the author.
ReplyDeleteBona duken shume te shijshme . do ti provoj sot ti gatuaj
ReplyDelete<3 @Juliana Bazha
Delete