Pulë me pilaf është pjata më
tradicionale, tipike e jona. Receta bazë mund të gatuhet në disa mënyra, me erëza
ose jo, me qep ose jo, me copa mishi të kuq apo pançetë, përveç atij të pulës për
një shije më të fortë, por unë sot do ju tregoj recetën vetëm oriz dhe pulë, me
absolutisht të njëjtën shije siç e provojmë në restorantet e fshatrave në Tiranë
:)
Dy janë elemëntët që tregojnë
suksesin e kësaj pjate, orizi i shkrifët dhe shija e pulës së fshatit. Meqënëse
të gjesh një pulë të vërtetë fshati sot nuk është aq e lehtë dhe e lirë në çmim,
do ju vij në ndihmë me një sugjerim të super provuar si goc Fieri që jam :). Kur
doni të gatuani pjata me mish pule, ku gjithë shija varet nga lëngu pulës blini
vetëm pulat e Radostinës. Kjo tavë dhe “pulë me rosnica” që do e postoj një herë
tjetër, duan vetëm pulë Radostine,
në mungesë të një pule fshati të vërtetë :). Shija e pulës së Radostinës është
më afër shijës së pulës së vërtetë të fshatit që rritet në kotecin e gjyshes
:). Unë furnizohem në Fier me këto pula, por edhe në Tiranë i kam gjetur tek supermarket
Joena, pranë shtëpisë time tek 21 Dhjetori, edhe tek pazari ri e kam rastisur në
një nga dyqanet e mishit aty. Për më poshtë receta
Përbërësit
1 pulë Radostine
500 gr oriz
50 gr gjalp
Kripë, piper
Përgatitja
Lajmë dhe presim pulën në
racione. Pastrojmë nga lëkurat e tepërta. E vëm në një tenxherë pa vaj, pa
gjalp, pa asnjë gjë. Pula duhet të thaj lëngjet e veta dhe do fillojë të marrë
ngjyrë duke u kaurdisur në yndyrën që lëshon lëkura e saj.
Në një tepsi me garuzhde, për
facilitet hedhim orizin. Them për facilitet meqë orizi përgatitet në 1 masë
oriz e 2 masa ujë, lëngun e pulës që do e përgatisim në tenxhere nuk kemi nevojë
ta masim me gota, por direkt me garuzhde kur ta hedhim në tavë.
Pasi mishi pulës merr ngjyrë
të artë e heqim dhe e vëm mbi orizin që kemi shtruar në tavë.
Tek e njëjta tenxhere hedhim
dyfishin e ujit të masave të orizit, që kemi matur me garuzhde :). Aty shtojmë
gjalpin, kripën dhe piperin. Derisa masa të marrë valë, ngrohim furrën në
temperaturë maksimale.
Hedhim lëngun që pregatitëm
në tavë, e vëm për të pjekur në fund të furrës, 220 gradë për 20-25 minuta ose
derisa lëngu të jetë shteruar. Tava është gati.
Kujdes: mos
ja jepni fëmijëve menjëherë, por pasi të kenë përlarë më parë një supë me perime
jeshile, ofrojani pulën me pilaf aq të preferuar si bonus 😍
Jo nuk u bëra
me 3 çuna :), djali në mes është shok i ngushtë i çunave të mi :)……Ju bëftë mirë
Duket shume I shijshem! Te lumshin duart!
ReplyDeleteShume faleminderit
DeleteVarianti im i preferuar i pules me pilaf. Te falenderoj per shpjegimet.
ReplyDeleteEmiliano faleminderit dhe ty per fjalet.
ReplyDelete