Wednesday, November 2, 2016

Supë me perime

Gjatë stinës së dimrit, supat janë gatime thuajse të përditshme në tavolinat tona. Për supat me perime nuk besoj se ka receta standarte në kombinim apo sasi të përbërësve, gjithçka varet nga ajo që ju preferoni më shumë. Prej një viti më kanë sjellë nga Londra një libër gjigand, me 200 receta për supë. Nuk kam provuar ende asnje recetë të librit, sepse një sy të shpejtë që i kam hedhur, ka përbërës që këtu nuk ekzistojnë fare ose ndoshta dhe ekzistojnë, por për restorante dhe teknika gatimi apo servirje (si psh supa të ftohta) që familja ime nuk i pranon :). Do gjej koha ta rishikoj librin me syrin e përshtatjes të disa prej recetave që t’ja u sjell dhe juve. Për më tepër shumicën e rasteve familja jonë mbetet tek supat tradicionale me perime të stinës. Kështu vjen dhe kjo supë për ju sot, me ato perime që i kemi të gjithë në raftet tona. Shijojeni

Përbërësit
2 kunguj
2 karrota
2 patate mesatare
½ qepe
2 thelpinj hudhër
Një dorë spinaq
1 lugë gjelle gjalp
1 paketë për supë STAR
Majdanos
Piper
1 filxhan kafe fidhe (makarona të vogla)

Përgatitja

Pastrojmë perimet dhe grijmë në copa të vogla aq sa fëmijët mos të bezdisen. I hedhim në një tenxhere ku kemi shtuar një lugë gjelle gjalp dhe vaj uliri. Kaurdisim derisa perimet të kristalizohen. 
Shtojmë ujë dhe e lëm derisa supë të marrë val, përpara se të shtojmë fidhet. 5 minuta përpara se supa të jetë gati, shtojmë spinaqin e grirë. Dhe kur supa të jetë mbaruar tërësisht shtojmë majdanos dhe piper. Ju bëftë mirë.


SHARE:

No comments

Post a Comment

Blogger Template Created by pipdig