Shumë nga recetat e mia po
etiketohen Bonbon, sepse shumë gjëra që gatuaj unë i sajoj me përbërësit që kam
në shtëpi dhe nga siguria që fiton kur gatuan prej shumë vitesh. Me
disa përbërës “you never go wrong”, nuk gabon kurrë :). Çfarëdo lloj sasie të
bashkosh kur mikson gjalp, sheqer, vezë dhe çopa çokollate gjithmonë do përfitosh
një ëmbëlsirë që do duash ta përsëritësh :).
Përbërësit
120 gr gjalp
100 gr sheqer
300 gr miell
1 vezë
1 majë luge kripë
150 gr copa çokollate
1 lugë çaji pluhur pjekës
1 majë luge sodë buke
Përgatitja
Shkrijmë gjalpin në tasin e
gatimit në mikroval. Hedhim sheqerin dhe trazojmë me lugë druri.
Shtojmë vezën, kripën dhe përziejmë.
Shtojmë miellin dhe pluhurat
pjekës. Trazojmë me lugë druri derisa të
arrijmë një masë brumi biskotash që nuk ngjit.
Shtojmë butonat e çokollatës
(I gjeni tek Neranxi). Patjetër disa nga butonat duhet ti shijoni vet që të
siguroheni për cilësine e tyre :)
Jepini forma biskotave dhe piqini në furrë për 180 gradë, në mes të furrës për 30 minuta.
Jepini forma biskotave dhe piqini në furrë për 180 gradë, në mes të furrës për 30 minuta.
Kujdes: beni kujdes gjatë pjekjes, mos e tejkaloni pasi çokollata digjet. Sapo bisktotat të marrin ngjyrën e artë, i nxirrni nga furra. Ju bëftë mirë.
TIP: Po të dëshironi brumin e këtyre biskotave mund ta ndani në
dy pjesë, ku tek njëra do hidhni kakao, për të përftuar në këtë mënyrë dy lloj
biskotash :)
No comments
Post a Comment