Tuesday, March 8, 2022

Torta “Red Velvet”

 

Nuk ka ditë më të përshtatshme për ta postuar këtë recetë e cila pret 5 muaj të postohet 😊, sesa Dita Ndërkombëtare e Gruas. Një ëmbëlsirë që kuqëlon nuk mund të jetë tjetër veçse si një grua e bukur, e fuqishme, e pavarur, e dashur, e ëmbël, gjithë nur 😍.

Kush më lexon dhe ndjek prej kohësh e di që unë fokusohem më tepër tek recetat e mamit, ato tipiket ose receta të reja të konsideruara të shëndetshme. Me këtë dua të them që tortat nuk janë “arma” ime e fortë. Me “Red Velvet” ama kam shkëlqyer J në shije dhe në pamje. Konfirmim ky nga familjarët, miq dhe disa të tjerë që e kanë marrë dhuratë këtë tortë gjatë kësaj kohe.

Kjo tortë përvec tavave me diametër 18cm (dy unaza 18 cm do ishin ideale që ti piqnim të dyja disqet njëherësh, por dhe një bën punë 😊)

Vështirësia për përgatitjen e elementëve të tjerë të tortës dhe ngritja e saj është me vështirësi zero. Do vetëm dashuri 💓 dhe matje ekzakte të përbërësve.

Pëbërësit për kekun Red Velvet:

1/2 kupë ose (120g) gjalp në temperaturë ambjenti

1 e 1/2 kupë (300g) sheqer

2 vezë të mëdha

1/4 kupë vaj vegjetal

1 lugë e madhe (10g) kakao (jo e ëmbëlsuar) dhe 1 lugë tjetër për të lyer anët e tavave

2 e 1/2 lugë e madhe (45ml) ngjyrë e kuqe likuide (Unë përdora një paketim një përdorimsh të blerë tek Neranxi

2 lugë çaji (10ml) ekstrakt vanilje

1 lugë e madhe (20ml) uthull e bardhë

2 e 1/2 kupë ose (350g) miell i situr ose miell për kekë

1 lugë çaji sodë buke

1 lugë çaji kripë

1 kupë (250ml) buttermilk* - meqë ky produkt nuk gjendet tek ne e përgatisni duke shtuar në 250 ml qumësht 1 lugë uthull. E lini përzierjen në qetësi për 5 minuta dhe buttermilk është gati

Përbërësit për kremin:

400gr krem djathi në temperaturë ambjenti

1/2 kupë ose (120g) gjalp në temperaturë ambjenti

2 lugë çaji ekstrakt vanilje

2 kupa sheqer pluhur (receta origjinale e ka 4 kupa)

1 lugë e madhe lëng limoni

Përgatitja e kekut Red Velvet:

1. Fillimisht lyeni anët e unazave ose tavave tuaja të kekut me gjalp dhe spërkatini anët e tyre me kakao si në foto. Nëse keni unaza fundin e tyre mbështilleni me letër alumini. Nëse keni tava, fundin e tyre lyheni si anët me gjalp dhe kakao pluhur.



2.Rrihni gjalpin dhe sheqerin për disa minuta derisa të krijohet një masë kremoze e zbehtë në ngjyrë. Shtoni vezët një nga një duke i rrahur me kujdes.


3.Në një tas të vogël përzjeni bashkë vajin, 1 lugë të madhe kakao, ngjyruesin e kuq dhe vaniljen. Këtë përzierje bashkë me një lugë uthull do e shtoni tek kremi i gjalpit. Para jush do përftohet kremi me ngjyrën më të bukur ndonjëherë J.






4.Në një tas të madh përzje miellin, sodën e bukës dhe kripën. Shtoni gjysmën e përzierjes së miellit dhe gjysmën e buttermilk tek kremi i kuq dhe trazoni me mikser. Vazhdoni kështu derisa mielli dhe buttermilk të mbarojnë.




Përgatitja e buttermilk






5.Masën e kekut e ndani në mënyrë të barabartë në dy unazat e bëra gati më parë dhe i piqni për 25-30 minuta, në qëndër të furrës, në 180 gradë. I lini tortat të ftohet tërësisht.




Përgatitja e Kremit të Tortës

Rrihni bashkë kremin e djathit, gjalpin, lëngun e limonit dhe vaniljen për 3-4 minuta sa të bëhen një krem në ngjyrë të hapur. Shtoni sheqerin pjesë pjesë derisa të përftoni një krem të lehtë dhe kremoz. Nësë mendoni se e doni kremin më kompakt dhe më të ëmbël mund ti shtoni më shumë sheqer. Unë sugjeroj dy kupa.



Ngritja e tortës “Red Velvet”

Vendosni një nga kekët e pjekur në një pjatancë nga pjesa e sheshte. Ndërkohë niveloni pjesën sipër të kekur duke prerë me thikë pjesën “bullafiqe”. Mos e hidhni pjesën që pret se do na duhet për dekor. Po të doni këtu mund të shtoni pak shërbët të përgatitur më parë duke njomur kekun. Unë nuk i shtova. Vensoni kremin mbi kek duke e hapur në të gjithë sipërfaqen. Vendosni kekun tjetër mbi krem, pasi e keni niveluar dhe atë në sipërfaqe. Përhapeni gjithë masën e kremit mbi kek si në foto duke përdorur spatula. Zbukuroni kekun si në foto me thërrmijat e pjesës që pret dhe keku juaj është gati, si një dashuri e vërtetë.











Gjak dhe Sharm dhe Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

💓💓💓

















SHARE:

4 comments

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. AGIMI, pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe ishte e mundur qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, ne fakt pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri, 3 muaj me pas u fejuam dhe u martuam, nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    Kontaktoni Dr DAWN në emailin e tij: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete
  2. Pas martesës, jeta ime u bë shumë e vështirë, burri im filloi të ndiqte gratë e tjera, sepse unë nuk i dhashë fëmijë pas vitesh pritjeje. Mund ta shihja martesën time duke u shpërbërë. Bëra gjithçka që ishte e mundur për të ndryshuar situatën, por asgjë nuk funksionoi derisa takova Dr Makha, një shërues shpirtëror. Dr Makha më shpëtoi jetën dhe martesën time. tani kam 2 femije. I jam mirënjohës Dr Makha-s dhe për këtë arsye ia lë dëshmitë e mia kujtdo që ka probleme martesore dhe fertiliteti. Email kontakti: makharituals@gmail.com
    Whatsapp: +1(815)564-3618

    ReplyDelete
  3. Dr. Ellen e mrekullueshme, për të cilën të gjithë kanë folur në internet, më ka ndihmuar gjithashtu të pajtohem. Ai rivendosi marrëdhënien time të prishur dhe më ktheu ish të dashurin. Unë kam qenë zemërthyer për 6 muajt e fundit pasi i dashuri im u nda nga unë, por pasi pashë komentet në internet për Dr.Ellen, isha shumë skeptike ndaj tij siç isha në atë kohë. Ai më tha se çfarë duhej të mblidhja, bëri një magji pajtimi dhe pak para se të mbaronte, i dashuri im më telefonoi duke kërkuar falje dhe tani jemi të lumtur bashkë dhe presim fëmijën tonë të parë. Dua të falënderoj Dr. Ellen për ndihmën e tij të madhe. Nëse keni nevojë për ndihmën e tij, mund ta kontaktoni edhe në emailin e tij. mail: ellenspellcaster@gmail.com ose whatsapp +2349074881619

    ReplyDelete
  4. Am fost atât de frustrat când soțul meu m-a părăsit și m-a blocat pe toate rețelele de socializare, am plâns toată ziua și noaptea, nu mi-a fost ușor până când am văzut o mulțime de mărturii despre modul în care DR LARRY i-a ajutat să-și refacă partenerii, relațiile. , căsătorii și, de asemenea, vindecat multe boli, am fost puțin luminat și l-am contactat pe Whatsapp, i-am explicat situația mea și mi-a promis că mă va ajuta, mi-a spus ce să fac și am făcut exact ce mi-a cerut să fac, în 48 de ore după tot ce soțul meu a început să-mi trimită mesaje de masaj în care să-mi ceară să-l iert, a spus că nu mă va mai dezamăgi niciodată și am trăit împreună în pace și fericire, de fapt căsnicia noastră a fost una dintre cele mai bune din țară. , toată ziua de mulțumire către DR LARRY:
    Contactați-l pentru ajutor dacă aveți nevoie: DOCTORLARRY268@GMAIL.COM

    Whatsapp: +2349045968228

    ReplyDelete

Blogger Template Created by pipdig