Friday, November 15, 2019

Xhenxhefil Turshi


Tek bëja listën e gjatë për të blerë përbërësit për sushi në shtëpi, vrisja mendjen sesi të eleminoja ose të ulja ca kosto. Se ç‘u kuptua pastaj i blejmë të gatshme për shumë lekë. Nuk kam asgjë me sushit e gatshëm, madje vdes për to, por nuk na ngopin moj motrani hahaha. Ne, përveç Luisit që ka naze mbarojmë për sushi në shtëpi, ndaj sado që të blejmë gati, janë gjithmonë pak 😋.
Xhenxhefil turshi, ishte përgatitja e pare nga ana ime për eventin e madh, gatim i sushit në shtëpi. Një vazo e vogël në marketet tona kushtonte mbi 500 lek. Ne mirë që na pëlen sushi, po zihemi dhe për fletat e xhenxhefil që vjen paketuar me to...shumë pak 😜.
Me një search të shpejtë më del receta nga Agroweb, por dhe ca kërkime me video dhe sjell recetën e xhenxhefil turshi me një kosto prej 500 lek, 4 vazo 🤗.
Goca provojeni sikur dhe pa sushi, djegësira, aroma dhe ëmbëlsira e kësaj turshie është wow. Dhe është gati për 1 ditë deri në 3 muaj hahaha. Dmth mund të rrojë deri në 3 muaj në frigorifer, por që ditën e parë shijon si turshi. Dhe nëse më parë bëni turshitë pastaj blini uthullën e orizit, do kurseni dhe 600 lek uthull orizi sa gishti i madh i dorës 😜😜. Unë e bleva tani, por po ju këshilloj juve. Shija e lëngut të turshisë së xhenxhefil është super, për tu përdorur gjatë proçesit të përgatitjes së sushit. Kur të postoj recetën e sushit do ja u mësoj dhe këtë detaj 🤗. Ju humba shumë kohë me fjalë, le të fillojmë me shpjegimin 🤗.

Përbërësit:
1 kg xhenxhefil (400lek)
250 ml uthull mole (100 lek)
4-5 lugë sheqer kafë (pa lek 😜)

Përgatitja:
Mirë është ta keni një shoqe pranë si unë, ditën që përgatita turshinë që të shtyni kohën me kafe, cigare dhe pak ndihmë hahah. Siç e shihni në foto pastrimi i xhenxhefil ose xhinxher, bëhet kollaj me anë të një luge. Pasi ti keni pastruar, i lani, thani dhe e grini xhinxherin në feta të folla. Nëse nuk keni një pajisje të tillë në shtëpi, përdorni qëruesen e patates. Do ju marrë pak më shumë kohë, por përse janë shoqet 🤗❤.
Pasi të keni prerë xhinxherin në peta të holla, kriposeni me kripë deti nëpër shtresa dhe liheni veçantë për 1 orë. Më pas shtrydheni xhinxherin nga uji tepërt, duke e marrë pjesë pjesë me duar. 





Në një tenxhere zjeni uthullën me sheqerin për pak minuta sa sheqeri të tretet mos të ketë më kokriza.
Xhinxherin ndërkohë e keni vendosur në vazo të pastra, duke e ngjeshur pak me dorë. Mbuloni sipërfaqen e xhinxherit me uthullën e nxehtë. I mbyllni kavanozat me kapak dhe i lini jashtë derisa të ftohen.







  
Më pas futeni në frigorifer dhe mund ti mbani aty nga 1 ditë deri në 3 muaj. Në asnjë video që pashë në përgatitjen e xhinxherit turshi, nuk thoshte që turshia ruhet në temperaturë ambjenti. Të gjitha thoshin që ruhet në frigorifer.
Xhinxher turshi është gati që të nesërmen dhe mund ta konsumoni jo vetëm me sushi. Nëse ju pëlqen ushqimi djegës mund ta shoqëroni me xhenxhefil turshi. Ju bëftë mirë. ❤🙏
















SHARE:

Thursday, November 7, 2019

Oriz i zi me karkaleca

Kur miq të mirë të sjellin karkaleca që mezi ti mban dhe dora, je në mëdyshje për të sjellë receta me shije të thjeshta që të shijojnë duke e fshirë tiganin me çapa buke apo receta “fancy” për të patur një prezantim ndryshe. Vendosa ti sjell të dyja këto shije për mos ti mbetur hatri asnjerës 😋.
Karkaleca në tigan me gjalp dhe hudhër, një gatim që është gati në 5 minuta dhe që mund të jetë darka ose dreka e shpejt perfekte. E shijshme sa s’ka padyshim. Sipas mendimit tim, ndonjëherë përgatitjet më të thjeshta të ushqimit mund të jenë më të shijshmet. Nuk keni nevojë të shtoni shumë karkaleca për t'i dhënë shije salcës, e cila është e mbushur me aromë dhe është një shoqëruese perfekte mbi pasta ose oriz.
Që mos ti hyja me çap salcës të krijuar vendosa të gatuaj një rizoto, me oriz të zi dhe kungulleshka jeshile. Për mua një pjatë e plotë dhe plot shije. Përbërësit në këtë recetë nuk janë ato që na gjenden përditë në shtëpi, por kur kemi produkte deti kjo recetë do ju zbukuroj tavolinën dhe shijen.



Përbërësit për karkalecat:
800 gr karkaleca të pastruar
40 gr gjalp (2 lugë gjelle)
2 lugë çaji hudhër të grirë
Lëngu i një limoni
2 lugë çaji majdanos i grirë
Kripë, piper
Përbërësit për orizin e zi
1 filxhan çaji oriz i zi
3 filxhan çaji ujë
2-3 lugë gjelle vaj ulliri
2 kungulleshka
Kripë, piper
Përgatitja:
Këshilla ime për këtë recetë është përdorimi i karkalecave të mëdhenj, nëse keni mundësi ti blini. Shtoni gjalpin në tigan dhe pasi ai të jetë shkrirë, shtoni karkalecat e pastruar. Për qejfin tuaj disa karkaleca mund ti skuqni siç janë me lëvozhgë. Në varësi të madhësisë së karkalecave mund të duhen 2-3 minuta kaurdisje në secilën anë. Kur ti ktheni karkalecat nga ana tjetër, shtoni hudhrën, dhe shuani me lëngun e limonit. Sapo karkalecat kthehen në ngjyrë të bukur rozë, janë gati dhe hiqini nga zjarri.





























Në dy enë të tjera përgatisim orizin dhe kaurdisim kungujt. Orizi i zi në paketim ka masën 2 ujë 1 oriz, por unë i shtova 3 ujë. E shplani orizin mirë dhe hidheni direkt në ujë (pa kripë) të ftohtë dhe e lini të ziejë derisa të pi ujin në zjarr të ulët mesatar.
Në tigan me dy lugë vaj ulliri kaurdisni kungullin. Kur orizi të jetë gati e hidhni atë mbi kungulleshka dhe trazoni 2-3 minuta në zjarr sa përbërësit të lidhen. Rregulloni me kripë dhe piper sipas shijes. Servireni me karkalecat e gatuar më lart dhe pak nga salca e tyre.
Ju bëftë mirë ❤🙏










































SHARE:
Blogger Template Created by pipdig