Friday, November 15, 2019

Xhenxhefil Turshi


Tek bëja listën e gjatë për të blerë përbërësit për sushi në shtëpi, vrisja mendjen sesi të eleminoja ose të ulja ca kosto. Se ç‘u kuptua pastaj i blejmë të gatshme për shumë lekë. Nuk kam asgjë me sushit e gatshëm, madje vdes për to, por nuk na ngopin moj motrani hahaha. Ne, përveç Luisit që ka naze mbarojmë për sushi në shtëpi, ndaj sado që të blejmë gati, janë gjithmonë pak 😋.
Xhenxhefil turshi, ishte përgatitja e pare nga ana ime për eventin e madh, gatim i sushit në shtëpi. Një vazo e vogël në marketet tona kushtonte mbi 500 lek. Ne mirë që na pëlen sushi, po zihemi dhe për fletat e xhenxhefil që vjen paketuar me to...shumë pak 😜.
Me një search të shpejtë më del receta nga Agroweb, por dhe ca kërkime me video dhe sjell recetën e xhenxhefil turshi me një kosto prej 500 lek, 4 vazo 🤗.
Goca provojeni sikur dhe pa sushi, djegësira, aroma dhe ëmbëlsira e kësaj turshie është wow. Dhe është gati për 1 ditë deri në 3 muaj hahaha. Dmth mund të rrojë deri në 3 muaj në frigorifer, por që ditën e parë shijon si turshi. Dhe nëse më parë bëni turshitë pastaj blini uthullën e orizit, do kurseni dhe 600 lek uthull orizi sa gishti i madh i dorës 😜😜. Unë e bleva tani, por po ju këshilloj juve. Shija e lëngut të turshisë së xhenxhefil është super, për tu përdorur gjatë proçesit të përgatitjes së sushit. Kur të postoj recetën e sushit do ja u mësoj dhe këtë detaj 🤗. Ju humba shumë kohë me fjalë, le të fillojmë me shpjegimin 🤗.

Përbërësit:
1 kg xhenxhefil (400lek)
250 ml uthull mole (100 lek)
4-5 lugë sheqer kafë (pa lek 😜)

Përgatitja:
Mirë është ta keni një shoqe pranë si unë, ditën që përgatita turshinë që të shtyni kohën me kafe, cigare dhe pak ndihmë hahah. Siç e shihni në foto pastrimi i xhenxhefil ose xhinxher, bëhet kollaj me anë të një luge. Pasi ti keni pastruar, i lani, thani dhe e grini xhinxherin në feta të folla. Nëse nuk keni një pajisje të tillë në shtëpi, përdorni qëruesen e patates. Do ju marrë pak më shumë kohë, por përse janë shoqet 🤗❤.
Pasi të keni prerë xhinxherin në peta të holla, kriposeni me kripë deti nëpër shtresa dhe liheni veçantë për 1 orë. Më pas shtrydheni xhinxherin nga uji tepërt, duke e marrë pjesë pjesë me duar. 





Në një tenxhere zjeni uthullën me sheqerin për pak minuta sa sheqeri të tretet mos të ketë më kokriza.
Xhinxherin ndërkohë e keni vendosur në vazo të pastra, duke e ngjeshur pak me dorë. Mbuloni sipërfaqen e xhinxherit me uthullën e nxehtë. I mbyllni kavanozat me kapak dhe i lini jashtë derisa të ftohen.







  
Më pas futeni në frigorifer dhe mund ti mbani aty nga 1 ditë deri në 3 muaj. Në asnjë video që pashë në përgatitjen e xhinxherit turshi, nuk thoshte që turshia ruhet në temperaturë ambjenti. Të gjitha thoshin që ruhet në frigorifer.
Xhinxher turshi është gati që të nesërmen dhe mund ta konsumoni jo vetëm me sushi. Nëse ju pëlqen ushqimi djegës mund ta shoqëroni me xhenxhefil turshi. Ju bëftë mirë. ❤🙏
















SHARE:

No comments

Post a Comment

Blogger Template Created by pipdig