Friday, December 6, 2019

Kek me mollë Bonbon


Nuk ka më aromë festive sesa molla e pjekur me aromë kanelle, ndaj kjo ëmbëlsirë duhet t’ju shoqëroj këtë muaj dhe gjatë gjithë dimrit. Ka më shumë mollë sesa brumë dhe këtu qëndron dhe magjia e kësaj ëmbëlsire. Aroma do ju rrijë në shtëpi derisa të mbarojë keku ❤🙏. Imagjinoni sikur jeni pranë zjarrit me një copë kek me mollë dhe çaj mali 🤗. Receta e kekut lindi aty për aty sepse kur ke në frigorifer krem të thartuar të mbetur (sourcream), duhet të bësh patjetër një kek. Kur zëvendësoni kosin me krem të thartuar nuk mund të gaboni  kurrë në cilësinë e kekut, i cili piqet dhe kullon sic duhet edhe është shumë i shkrifët. Mollë unë përdora mollët që bleva në Korçë duket miksuar mollët jeshile me mollët e kuqe 🙏. Në vend të kanellës përdora erëza të përziera që quhen ndryshe (garam masala) që ka brenda kanellë, xhinxher, karafil, tumerik, koriandër etj), me pak fjalë aromë krishtlindjesh.
Përbërësit:
2 kokrra vezë mesatare
3-4 mollë mesatare
80 gr gjalp
150 gr krem i thartuar
4-5 lugë gjelle sheqer kaf
250 gr miell
½ luge çaj kanellë pluhur ose erëza garam masala
1 lugë çaji pluhur pjekës 
Tresim gjalpin dhe në të shtojmë sheqerin. Trazojmë për 2 minuta pastaj hedhim vezët 1 nga 1. Më pas shtojmë kremin e thartuar, erëzat, miellin, baking powder dhe përziejmë derisa masa të bëhet kremoze. Lyejmë një tavë me gjalpë dhe mbi të shtojmë brumin e kekut. Mollët i qërojmë dhe presim në feta. Fillojmë të shtrojmë mollët mbi brumë në formë rrethore si në foto. Pasi ti keni rreshtuar gjithë mollët, pluhurosi sipër me pak kanellë ose erëzat e përziera dhe pakëz sheqer kaf.













  





Piqeni në 180 gradë për 30 minuta derisa po të bëni provën me majën e thikës ajo të dalë e pastër nga brendësia e kekut.

  

Zbukuroni sipër me sheqer pluhur me aromë vanilje dhe ose servireni me një topth akullore sipër ose prisni sa të ftohet dhe të jetë shoqëruesi i kafes ose çajit tuaj. Ju bëftë mirë.
❤🙏🤗😋








































































SHARE:

No comments

Post a Comment

Blogger Template Created by pipdig