Sushit e Odetës gëzuan të madh e të vogël,
njerëz dhe kafshë të bukura shtëpiake 😍😍. E kishim menduar dhe parashikuar këtë ditë 1 vit më parë
derisa më në fund u bë e mundur. Odeta i adhuron sushit dhe prej kohësh i përgatit vet. Unë
refuzoja të studioja recetën online sepse doja ta mësoja direkt me praktikë.
Ndaj po prisja kur Odi të ishte gati. Dita erdhi muajin e kaluar, por për arsye
të ngjarjeve madhore dhe të dhimbshme për vendin tonë në muajin Nëntor, receta
po gjen sot ditën e postimit. Odeta na tregoi gjithë proçesin, por shumë shpejt
u bashkuam të gjithë në formimin dhe rrotullimin e sushit 😍. Atë ditë në kuzhinën e Mirës
(mami i Odit) u gatuan dhe plot receta të tjera dhe Roi (qeni) ishte shijuesi dhe
kritizeri kryesor në vlerësimdhënien për shijen 😍❤.
Nga ajo ditë unë i kam gatuar sushit dhe disa herë në shtëpinë time dhe ju them një gjë me bindje: sushit gatuhen dhe haen në grup. Është një ushqim që e ndan me shumë kënaqësi me të tjerë ose fton njerëz të tjerë t’i shijojnë me ty, është një gatim që sjell gëzim dhe fotot në këtë postim do flasin më shumë sesa fjalët e mia. Këtu unë do përfshij kostot e çdo blerje dhe zgjedhjet tuaja më ekonomike për mbushje, por padyshim shumë të shijshme.🙏❤
Nga ajo ditë unë i kam gatuar sushit dhe disa herë në shtëpinë time dhe ju them një gjë me bindje: sushit gatuhen dhe haen në grup. Është një ushqim që e ndan me shumë kënaqësi me të tjerë ose fton njerëz të tjerë t’i shijojnë me ty, është një gatim që sjell gëzim dhe fotot në këtë postim do flasin më shumë sesa fjalët e mia. Këtu unë do përfshij kostot e çdo blerje dhe zgjedhjet tuaja më ekonomike për mbushje, por padyshim shumë të shijshme.🙏❤
Përbërësit për rreth 50 – 60 copë
sushi
8-10 alga (seaweed)
500 gr oriz për sushi
200 gr krem djathi (Philadelphia)
1 kastravec
1 acokado
100 – 150 gr salmon i tymosur
Salcë soja për servirje
2 kuti ton në ujë (i kulloni mirë)
2 lugë çaji majonezë
1 kastravec
Mbushje Opsionale 2 ose
California Roll:
Crab sticks - mish gaforre
Avocado
Kastravec
Mbushje Opsionale 3 Maki Roll:
Salmon
Avocado
Mbushje Opsionale 4 Maki Roll
Avocado
Crab stick
Krem djathi
Mbushje Opsionale 5 Maki Roll:
Avokado
Ananas
Krem djathi
Kosto fillestare kur blen përbërësit
e sushit për herë të parë:
2500 lekë 50 fije alga - Neranxi
Tapeti bambusë 650 lekë - Baronesha
100 gr salmon I tymosur 750 lekë - Spar
500 gr oriz për sushi 320 lek - Conad
Krem djathi 200 gr, 250 lekë
Avocado 1 kokerr, 230 lekë
Salcë soja - 250 lekë në çdo market
Salcë soja - 250 lekë në çdo market
Total: 4950 Lekë
Kosto kur përgatit sushi herën
e dytë:
Algat 0 lekë (se ke mjaftueshëm për të bërë disa herë nga blerja me 50
fije)
Oriz 320 lekë
Crab stick 300 lekë - Conad (zëvendëson Salmonin)
Avocado 230 lekë
Krem djathi 250 lekë
Total: 1100 Lekë për 60 copë sushi
Kosto kur përgatit 1 mbushje tjetër:
Oriz 320 lekë
Ton 2 pako 400 lekë
Majonezë 200 lekë
Avocado 230 lekë
Kastravec 50 lekë
Total: 1200 Lekë për 50 – 60 copë sushi
Kështilla që do ti kuptoni
dhe nga fotot:
1. Blini paketimin me alga 50
copë për 2500 lekë sesa atë me 10 copë për 700 lek. Do keni nje goxha kursim
kur të bëni sushin herën e 2,3 dhe të 4 me të njëjten qese algash
2. Orizit të sushit të gatuar i duhet
hedhur brenda uthull orizi me pak sheqer. Mos e blini uthullën e orizit se është
shumë e shtrenjtë në shishe të vogël. Ose përdorni uthull molle pak të holluar
dhe sheqer, ose uthullën e krijuar nëse keni bërë turshinë e xhinxherit si unë.
3. Orizin mbi algë hapeni cep e
më cep se kështu siguroni që gjatë prerjes mos t’ju shkojnë dëm pjesët anësorë.
Jo se shkojnë dëm se haen, por nuk duken bukur në pjatë se janë pak të “deformuara”.
4. Sushit e përgatitur haen shumë
mirë pasi t'i kesh lënë të ftohen në frigorifer (mendimi im)
5. Oriz për sushi ka dhe në
dyqane dhe në marka të tjera. P.sh. unë gjeta 1 qese për 240 lek kg.
6. Në vend të salmonit të
tymosur përdorni salmon të gjallë që e gatuajmë me pak vaj ullliri.
7. Tapeti bambusë duhet veshur
me qese celefoni para se të filloni të mblidhni sushi.
8. Kur bëni sushit që kanë sipër
orizin dhe jo algën, mbani pranë vetës një tas të vogël me ujë ose peshqir të
njomë që të njomni gishtat pasi orizi është ngjitës.
9. Kur prisni sushit mbani
gjithmonë një peshqir të lagur pranë për të fshirë thikën, sidomos kur prisni
sushit me krem djathi.
10. Përpara sesa ta gatuani orizin
për sushi, shplajeni mirë atë dhe më pas hidheni në tenxhere. I shtoni ujë të
ftohtë dy gisht mbi nivelin e orizit. Derisa uji të marrë valë lëreni orizin në
flakë të lartë, më pas uleni flakën dhe lërëni të ziejë. Ky oriz nuk do brenda as kripë dhe as gjalp.
Pasi të keni mbaruar zjerjen i shtoni 4 lugë gjelle uthull molle të holluar, të cilën e
ngrohni në një enë bashkë me një lugë çaji sheqer kaf derisa sheqeri të tretet.
Orizi është gati për mbushje pasi të jetë ftohur ose të paktën i vakët.
11. Në vijim fotot tek Odi kur
ajo përgatiti sushit për herë të parë për ne dhe më pas fotot tek shtëpia jonë.
Fotot nuk kanë nevojë për koment pas gjithë këshillave më lart sepse flasin qartë.
Të mbledhësh një sushi me tapet është gjëja më e lehtë në botë 🤪😍😋.
12. GOOD LUCK dhe ju bëftë mirë. ❤😋🙏🤗
13. Harrova më të rëndësishmen, fillimisht mbaroni së përgatituri gjithë mbledhjet e sushit dhe pastaj i prisni ato se do fitoni shumë kohë. Dheeee jepjani bashkëshortit/shokut/partnerit tuaj t'i presi ato, se do ju lezetojë shumë 🤪😍❤.
Sushi të gatuar në shtëpinë time 🤗❤🙏
Dhe e dini që pasi mbaroni së ngrëni sushi sa plasni 🤪😍😆, ja kap një ndjesi gjumi ose dehje....fotot flasin vet 🤗😘😘.
#sushihangover ❤🙏
This comment has been removed by a blog administrator.
ReplyDelete