Mikja ime
Rita është specialiste e pastave dhe peshkut. Si vajzë e rritur buzë detit nuk
kishte si të ishte ndryshe :). Sa herë Rita gatuan një pjatë që unë nuk e kam
gatuar më parë, me shumë siguri unë do e prodhoj të nesërmen në shtëpinë time.
Duke ndarë receta me njëra tjetrën rrallë mbetemi pa ide se çfarë do i gatuajmë
familjes, fuqi dhe nerva të kemi se idetë janë nga të gjitha anët. Sidomos ato
receta të provuara më parë nga njerëz që ti u beson shijet dhe e di që dhe fëmijët
e tu do e përlajnë ;). Receta më poshtë.
Përbërësit
500 gr pasta
Trofie
400 gr salmon
200 ml pana
për gatim
Përgatitja
Në një enë
hedhim ujë për të zjer pastën. Në një tigan që nuk ngjit me një luge vaj ulliri
gatuajmë salmonin, me pak kripë duke e lën nga 2-3 minuta kaurdisje për çdo
anë.
Salmonin e
gatuar e pastrojmë nga halat dhe e ndajmë në copa si në foto. Ndërkohë që pasta
zjen, në tiganin qe gatuam salmonin hedhim panën, shtojmë salmonin në copa dhe
pak nga uji që po zien pasta.
E trazojmë në flak të ulët për 2 minuta këtë
përzierje dhe ja shtojmë pastës që e kemi kulluar më parë. Servirim me pak
pipër sipër sipas dëshirës. Enjoy
No comments
Post a Comment