Një nga gjërat më të bukura në jetë është
se si të gjithë ne ndalojmë rregullisht çdo gjë që jemi duke bërë, për t’iu
përkushtuar vakteve tona të ushqimit.
Në shtëpi këto janë momentet ku të gjithë
mblidhemi jo vetëm për të konsumuar vaktet, por për t’i ofruar ushqim shpirtit
me një vakt të gatuar me dashuri.
BonBon Taste do të vijë vetëm me receta
të përgatitura në shtëpinë time dhe i kushtohet gjithë mikeshave të mia, amvisa
shumë të mira që po e kërkojnë me ngut që unë të hap blog-un tim.
Këtu do gjeni vetëm receta që gatuhen në
shtëpi, me përbërës që të gjitha ne i kemi në raftet apo frigoriferin e
kuzhinës sonë. Shumë rrallë do ndiheni në mëdyshje se ku t’i gjeni përbërësit e
recetave të mia, sepse une dua që ky blog t’ju bëjë të ndiheni si në shtëpinë
tuaj pa ju lodhur shumë :).
E vetmja gjë që nuk do jetë më surprizë
për ju pas disa recetash do jenë ngjyra e banakut tim dhe enët e mia të
kuzhinës, të cilat do t’i mësoni përmendësh :). Nuk kam ndërmend të kërkoj
pjata “borxh” për të bërë servirjet e gatimeve të mia, kështu që ma bëni
hallall :).
Do të sjell këtu dhe
gatime të mamasë time, amvisa më e mirë që kam njohur ndonjëherë. Ende sot në
shtepinë e prindërve të mi, majë pallatit, përgatitet trahanaja, turshitë,
reçelrat, salcat e domateve për gjithë sezonin dhe ullinj në disa mënyra
rezervimi, për gjithë dimrin. Këto janë receta tradicionale, që une i quaj
vlerë e ruajtur në kohë dhe jam me fat që i provoj nga duart e arta të mamasë
sime.
Për ta mbyllur, blog-u im përfaqëson një
nga të gjithe juve që më lexoni. Këtu nuk do gjeni kuzhinën “fancy”, por
gatime që i bëjmë gjithë dashuri për të dashurit tanë, në aq kohë sa na mbetet
ne mamave mes punës, shtëpisë, pastrimit dhe detyrimit për të gatuar.
Faleminderit që më lexoni.
Valbona
Fantastike BonBon! suksese x
ReplyDeleteIren, shume faleminderit. Fjalet tuaja jane frymezim per mua.
DeleteThis comment has been removed by the author.
DeleteShiko shiko :) Urimeeee
ReplyDeleteRrofsh Mili
DeleteRrofsh Mili
DeleteUrime urime urime
ReplyDeleteBabo, shume faleminderit.
DeleteUrime! Une mezi po pres ��
ReplyDeleteFaleminderit Viola
DeleteFaleminderit Viola
DeleteUrime Bon xx
ReplyDeleteJuliiiii, thank youuuu xxx
Delete