Thursday, October 13, 2016

Tortë me çokollatë dhe krem mascarpone


Kjo është nga ato ëmbëlsira kur doni të përkëdhelni shumë veten dhe familjarët tuaj me një shije të parrezistueshme. E gjithë përzierja mund të behet në tenxheren ku shkrin çokollata, ndaj nuk keni as shumë enë për të larë :). Receta më poshtë


Përbërësit:
200 gr çokollatë e zezë
50 gr sheqer pluhur
70 gr miell
4 vezë
250 gr djath mascarpone

Për glasenë e çokollatës
100 gr çcokollatë
40 gr gjalp
Luleshtrydhe për dekor sipas dëshirës

Pregatitja:
Në nje tenxherë hedhim çokollatën të ndarë në copa, shtojmë 4-5 lugë gjelle ujë dhe e trazojmë në zjarr të ulët derisa të shkrijë e tëra. Menjëherë shtojmë mascarponen dhe e trazojmë sa e gjitha masa të marrë formën e kremit. 


Hedhim vezët një nga një duke trazuar me një rrahëse jo elektrike, shtojmë sheqerin, miellin dhe masa është gati për pjekje. Masën e hedhim në një tepsi ku kemi shtruar letër gatimi. E pjekim në mes të furrës për 25-30min, në 180 gradë. Nuk ka nevojë të bëhet prova e pjekjes me “toothpick” sepse torta mbetet me zemër të butë. 10 min përpara se të heqim tortën nga furra, shkrijmë masën e çokollatës dhe gjalpit për glasenë në zjarr të avashët. Me nxjerrjen e tortës nga furra, i hedhim menjëhere glasenë sipër si në foto. Ju bëftë mirë 


SHARE:

No comments

Post a Comment

Blogger Template Created by pipdig