Këtë ëmbëlsirë e provova ditën e shtunë, tek kushurira ime Mira, e
cila është një master në kuzhinë. Me shumë pak përbërës dhe vështirësi zero,
nuk mund të mos e provoja në shtëpinë time. Kjo është nga ato ëmbëlsira që
duhen tentuar jo shpesh. Proçesi i lëpirjes së gishtave gjatë pregatitjes është
ngjitës tek gjithë familja :). Meqë Mira nuk ja mbante mend emrin ëmbëlsirës,
po e emërojmë sipas mënyrës tonë :)
Përbërësit
1 kuti qumësht i kondesuar
300 gr biskota
150 gr çokollatë të zezë.
100 gr gjalp
Pregatitja
Baza e kësaj biskote pregatitet njëlloj si baza e cheesecake. Grijmë biskotat.
Opsionale unë i shtova dhe kakao, për ta bërë më pak të ëmbël bazën. I hedhim
siper gjalp të shkrirë, punojmë me duar në tavën e pjekjes dhe e pjekim per 10
min në 180 gradë, në mes të furrës.
E lëm masën të ftohet, ndërkohë shkrijmë çokollatën në banjo mari, dhe
shtojmë më shumë se gjysmën e masës së qumështit (200-250gr). Përziejmë dhe
hedhim mbi masën e bisktotës. E fusim në frigorifer gjatë gjithë natës, përpara
se ta servirim dhe shijojmë. Ju bëftë mirë.
No comments
Post a Comment