Kjo është hera e parë që unë
përgatis qofte me mish të grirë, por që në përzjerjen e saj të ketë dhe një
patate të zjerë. Me aq sa mund të më thërrase memorja ime, dikur i shtonin dhe
patate qofteve për të plotësuar nevojat e mangta me mish. Gjithsesi nëse ky
sugjerim më vjen nga Rita, unë nuk e vë në dyshim asnjëherë cilësinë e gatimit
dhe shijen e mrekullueshme. Rita është një mama me tre djem (një më shumë se unë), sipërmarëse dhe me
gjithë mundësitë që ka, çdo gatim në shtëpinë e saj e bën vet. Dhe nuk po flasim
për gatime të thjeshta, kuzhina e Ritës është si një restorant i vogël Italian :).
Vetëm pasi kam filluar të ndaja receta të ditës me Ritën, rashë ne paqe me
veten për sa ëmbëlsira gatuaj gjatë javës, kek e biskota, por që fëmijët i duan
dhe i kanë si shpërblim për balancat e tjera ushqimore fruta e perime që marrin
gjatë ditës. Recetat e Ritës do jenë të shpeshta në blog, pasi familjet tona me
çuna, ndajn thuajse të njëjtat shije gastronomike :)
Përbërësit
500 gr mish viçI i grirë
1 patate mesatare e zjerë
1 kokër vezë
1 qepë mesatare
3-4 thelpinj hudhër
Një majë luge sod buke
½ filxhan kafe vaj ulliri
Erëza (piper, rigon, majdanos)
Një filxhan kafe galetë (thërrime
buke)
Kripë
Përgatitja
Në një mikser grijmë qepën
dhe hudhrat. Në tasin ku do përgatisim masën e qofteve shtojmë pataten e zjerë,
vezën, erzat, kripën, vajin dhe galetën aq sa masa të mblidhet dhe të mos ngjisë.
E lëm brumin e qofteve mënjane të mbuluar me qese për të paktën 30 minuta.
Siç e shihni dhe në foto, një
nga qoftet është ekzekutuar menjëherë :). Super të buta, super të shijshme :)
No comments
Post a Comment