Kjo është një recetë që unë e
pregatis për të kënaqur “my other half’ :).
Ai pëlqen çdo kek të gatuar me mollë dhe kanellë, ndaj që mos t’ja bëjmë të mërzitshme
formulën, mundohem gjithmonë të gjej forma të ndryshme gatimi.
Përbërësit:
1 petë sfoliatë që blihet e gatshme
3-4 kokrra mollë
Sheqer i kuq dhe kanellë për pluhurosje sipër
Reçel cfarëdolloj (lëngu më saktë) për të lyer petët
Pregatitja:
Fillojmë me prerjen e mollëve. Ndajmë mollët në
mes. I pastrojmë nga farat dhe I presim në feta të holla duke filluar nga pjesa
e bishtit. I vëm në një pjatancë dhe pasi i lëm të zbuten në mikrovalë për 2-3
minuta, i mbulojmë menjëherë me një qese gatimi si në foto. Në një tas të vogël,
përziejmë 2-3 lugë sheqer kaf dhe kanellë, të cilën do ta përdorim për t’ja
hedhur sipër “trëndafilave” përpara pjekjes. Në një tas tjetër hedhim pak lëng
reçeli, ose mjaltë për të lyer shiritat e petëve.
Pregatitja e këtyre formave kaq të bukura për syrin
është më e thjeshtë për tu shpjeguar me foto sesa me fjalë J. Një këshillë që dua
t’ju jap në këtë fazë është; përpara se të prisni petën në shirita kalojeni
disa seconda me pec qe peta të hollohet pak. Kjo do ndihmojë që kur të shijoni
“trëndafilin” e gatuar të ndieni më shumë mollën sesa brumin e pjekur.
Kjo duhet të jetë pak a shumë vendi juaj i punës.
Fotot më poshtë i kam marrë nga interneti dhe ju
shpjegojnë shumë qartë sesi
mblidhen “trëndafilat”.
Pasi mbarojmë gjithë shiritat, “trëndafilat” i
vendosim në forma të tilla të lyer më parë me gjalp. Kjo ndihmon që ëmbëlsira të
ruaj formën gjatë pjekjes. Ky është momenti ku mund t’i pluhurosim me sheqerin
dhe kanellën sipër.
No comments
Post a Comment